Futboll

Zidane: Është e qartë se dështuam, unë jam përgjegjës

Real Madridi është eliminuar prej një prej garave për trofe – Copa del Rey.Madrilenët kanë pësuar ndeshje para shikuesve të vetë në stadiumin Santiago Bernabeu kundër Leganes me rezultat 2-1.

Në fakt, Los Blancos kishin triumfuar në takimin e parë si mysafirë me rezultat minimal prej 1-0, por në saje të dy golave si mysafirë, Leganes është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Zidane ka folur pas eliminimit duke thënë se është përgjegjës për dështimin e sotëm, por që nuk ka dhënë sinjale për dorëheqje.

” Ne nuk luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë. Pasi fituam një ndeshje të vështirë atje, sot nuk kemi bërë lojën e duhur. Nuk kemi bërë detyrat që është dashur t’i bëjmë”.

“Mund të themi se çfarë të duam, por është shumë e vështirë, është një natë shumë e vështirë për të gjithë. Unë jam i pari dhe jam përgjegjës, ne nuk mund t’i ndryshojmë gjërat, kemi pasur 90 minuta dhe nuk ia kemi arritur”.

“Duhet të mendojmë për nesër, të ngrihemi dhe të vazhdojmë të punojmë sepse të shtunën e kemi ndeshjen e ardhshme”

“Po, jam përgjegjës për dështimin, është një dështim shumë i qartë. Ne do të vazhdojmë, nesër kemi stërvitje”, tha Zidane pas takimit.

 Leaganes do të mësojë kundërshtarin e radhës pasi hedhjes së shortit, i cili do të zhvillohet pasi që të luajë ditën e nesërme edhe Barcelona, e cila në ndeshjen e parë si mysafirë ka pësuar humbje me rezultat 1-0 kundër Espanyolit.

Related posts

“ÇDO HERË QË PËRFUNDONTE BIRRËN, NJË SUPERMODELE SILLTE NJË TJETËR”/ Crouch zbulon takimin me “Fenomeni”: As nuk ia kishte idenë se …

Delo.autor

TIFOZËT NË FESTË/ Pogba nuk e fsheh “dashurinë” për Juven: Kënaqësi të kthehem në Torino

Isa.Autor

‘’Nuk do të luaj më për Gjermaninë për shkak të racizmit’’/ Ozil jep zyrtarisht dorëheqjen nga Kombëtarja

Sadik.Autor

Leave a Comment