Futboll Seria A

MERKATO/ Igli Tare blindon dy “diamantet” e Lazio

“De Vrij? Nuk ka ndryshuar asgjë, së shpejti do të vijë rinovimi.” Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka sqaruar të ardhmen e mbrojtësit, që ende nuk është e qartë.

“Vullneti i Stefan është të qëndrojë me ne, por me holandezët është gjithmonë e vështirë të bisedosh, – tha shqiptari për “Premium Sport”, – Gjithsesi jemi në detajet e fundit të marrëveshjes.” Në lidhje me Milinkovic-Savic, që i pëlqen disa skuadrave në Premier League, Tare shtoi: “Do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, më pas të shohim. Nuk është në shitje.”

Image result for de vrij and milinkovic savic

Tare qetëson tifozët e Lazio. Nuk ka asnjë problem për kontratën e De Vrij, i cili ka një marrëveshje deri në vitin 2020, por edhe një klauzolë prej 25 milionë euro për prishjen e saj. Një tjetër lajm pozitiv vjen edhe për Luis Alberto: “Së shpejti do të rinovojë edhe ai kontratën, edhe pse kemi një marrëveshje deri në vitin 2021. Meriton një rritje page, sidomos nëse shkojmë në Champions dhe është pjesë e projektit tonë. Mund të them se rikthimi në formë i Felipe Anderson dhe Nani, për cilësitë e jashtëzakonshme që kanë, mund të konsiderohet blerjet tona të mëdha në merkaton e janarit,” – përfundoi Tare.

Related posts

Chelsea hyn fuqishëm në merkato, 56 milionë euro për Alex Sandro

Q.Autor

(FOTO) Ka firmosur për Skënderbeun, por Abazaj përfundon në Greqi te Andi Lila

Sadik.Autor

SHORTI NË EUROPA LEAGUE/ Favoritët njihen me rivalët e radhës…

Isa.Autor

Leave a Comment