International

Zyrtare/ Arda Turan nënshkruan me Basaksehirin (FOTO)

Ylli turk, Arda Turan mund të cilësohet si lojtari më i ri i skuadrës turke, Istanbul Basaksehir.

Turan ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi edhe pse u kërkua nga shumë skuadra të njohura evropiane, ai vendosi të transferohet në Turqi.

Është skuadra e Istanbul Basaksehir që ka nënshkruar nga Barcelona me yllin turk.

Zyrtarizimi i transferimit të Turanit në Turqi është bërë nga vet skuadra turke, Basaksehir, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar.

“Arda Turan po kthehet në vendlindje tek portokallinjtë”.

“Ky nuk është vetëm transferim i Basaksehirit, por edhe i Turqisë. Urime të gjithëve”, shkruan në ueb-faqen zyrtare të klubit, presidenti Goksel Gumusdag.

Turan thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa shifrat e transferimit nuk janë bërë ende publike.

Ndryshe, Basaksehir është lider i kampionatit turk këtë sezon me një pikë më shumë se Galatasaray, tri më shumë se Besiktas dhe gjashtë më shumë se Fenerbahce dhe kërkojnë titullin e parë në histori të klubit.

Related posts

Ja kush janë tre klubet e vetme pa humbje në Europë

Q.Autor

Bastian Schweinsteiger i jepet dhe një mundësi tjetër, nënshkruan dhe për një vit me skuadrën…

Q.Autor

(VIDEO) Shihni festimin më të “çmendur” të golit në histori

Q.Autor

Leave a Comment