Futboll Premier League

Zyrtare, Giroud arrin marrëveshjen me Chelsea-n

Olivier Giroud ka finalizuar transferimin e tij me vlerë 20 mln euro te Chelsea.

SunSport ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me një opsion për 12 muaj të tjerë. Ai do të kalojë në anën Blu të Londrës.

Sulmuesit iu dha leje nga Arsenal për të nisur bisedimet me Chelsea-n gjatë mëngjesit të së mërkurës pasi Topçinjtë arritën të vulosnin blerjen e Aubameyang.

Giroud udhëtoi në Londrën perëndimore për të bërë vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re.

Pasi përfundoi kontrolli mjekësor ai është prezantuar zyrtarisht si një lojtar i Chelsea-t.

Më sipër është Giroud me fanellën e re ku do të veshë numrin 18.

Ndërkohë Michy Batshuayi është në Gjermani dhe pritet konfirmimi i huazimit të tij nga Chelsea.

Related posts

Njëri bën gati valixhet, ja si mund të ndryshojë sulmi i Milanit

Sadik.Autor

KATASTROFA NË LIGË E KOMBEVE/ Turpi i 7 i Gjermanisë, e filloi me SHQIPËRINË

Isa.Autor

Nisje për fizhekzjarre/ Skënderbeu-Partizani vjen me emocione dhe spektakël

Isa.Autor

Leave a Comment