Të tjera

Putin bën “mea culpa” për dopingun: Ndjesë sportistëve të pastër

Të na falni që nuk patëm mundësi t’ju mbrojmë nga skandali i dopingut”, kanë qenë fjalët e presidentit rus Vladimir Putin në adresë të sportistëve të pastër dhe të papërfshirë në skandalin doping, por që për shkak të pezullimit të sportit rus, nuk kanë mundësi të garojnë në evente ndërkombëtare. Rusia nuk ka mundësi të garojë në Olimpiadën dimërore “Pyeongchang 2018”, që nis më 9 shkurt në Korenë e Jugut. “Për ne, disa gjëra janë vërtet të çuditshme. Kjo është një afqe e errët e sportit tonë, që duhet ta kalojmë sa më shpejt. Rusia ra viktimë e intrigave politike, për të errësuar emrat e sportistëve tanë. Skandali i dopingut mbi ne u zmadhua pa patur prova konkrete, por vetëm dyshime”, tha Putin.

Rusia e perjashtuar nga Lojerat Olimpike

Ju ftoj të ndiqni rregullat e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe ju premtoj se Rusia do t’i mbshtesë financiarisht dhe moralisht të gjithë sportistët e saj. Nuk dua ta transformojmë sportin dhe lëvizjen olimpike në një rrugë qorre për të bërë një politikë të pisët. Të jemi të ndershëm, nëse ka patur ndonjë rast dopingu, atëherë do të pranojmë fajin tonë. Por “meldioniumi” nuk është doping”, u shpreh më tej presidenti rus, që në fund iu drejtua edhe 169 sportistëvë rusë që do të harojnë në Olimpiadën dimërore si neutral. “Përqendrohuni te sfida juaj dhe kujtoni se do të keni miliona njerëz nga pas që do t’ju mbështesin dhe që ju duan”, tha Putin.

Related posts

MOTO GP/ U aksidentua në Silverstone, mjekët marrin vendimin për pilotin italian

Delo.autor

TENIS/ Nadal më i mirë në histori, Medvedev synon të zbresë Djokovic nga froni

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel rikthehet në pistën e mallkuar, aty nuk ka triumfuar kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment