Futboll Seria A

Zyrtare/ Igli Tare sjell te Lazio ish-mbrojtësin e Juventusit

Nga dita e sotme, Martin Caceres është një futbollist i Lazios dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi menjëherë sapo të rifillojë stërvitja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Caceres së fundi aktivizohej te Verona, ndërsa kulmin e karrierës së tij e ka pasur kur luante për Juventusin, me të cilin fitoi edhe tituj kampionë.

Ky afrim është mjaft i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, pasi Lazio mund të humbasë edhe shërbimet e mbrojtësit holandez, De Vrij gjatë merkatos së janarit.

Related posts

Henry zëvendëson Wengerin?

Q.Autor

SHQIPËRIA U-21/ Telashe për “kuqezinjtë”, 2 futbollistë braktisin grumbullimin për shkak dëmtimi. Ja emrat…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Handanovic nuk jep më garanci, ideja e fundit e Interit në Premier mbi pasuesin

Delo.autor

Leave a Comment