Champions League Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Heynckes gati për Realin: Bayern do të tregojë se sa vlen

Skuadra e Real Madrid nuk luan këtë fundjavë, por për rivalët e tyre të radhës, kampionët e Gjermanisë të Bayern Mynih, ky fakt nuk do të ndikojë shumë në përballjen e parë gjysmëfinale të Champions League që dy skuadrat do të luajnë të mëkurën. Trajneri i bavarezëve Jupp Heynckes beson se skuadra e tij është mjaftueshëm në formë për të bërë një paraqitje të mirë dhe fitorja 3-0 ndaj Hannover e konfirmoi këtë gjë. Madje Heynckes la pushim disa nga titullarët, si Mats Hummels, Joshua Kimmich e Robert Lewandowski (u aktivizuan të 3 në pjesën e dytë) si dhe Franck Ribery.

“Nuk mund të them nëse këto ditë ekstra që Real ka patur në dispozicion janë të rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme kur nis ndeshja është të jesh i përgatitur 100% psikologjikisht, gati për t’u përballur me një ekip kampion si Real. Unë i kam të gjithë lojtarët në dispozicion para këtij takimi me Real dhe jemi të fokusuar te kjo përballje që do të luajmë para fansave tanë. E rëndësishme është që të fitosh gjithnjë para një ndeshje në Champions. Luajmë çdo 3 ditë prej një kohe të gjatë dhe jemi mësuar me këtë ritëm, ndaj jemi të përgatitur dhe këtë gjë do ta tregojmë në fushë”, tha Heynckes.

Related posts

EURO 2020/ Pavarësisht mungesave, Gjermania ia del ndaj Irlandës së Veriut

Delo.autor

GIROUD mbran premtimin, do të qethet zero, por KUSHTI i vetëm është…

Isa.Autor

Spanja shënon edhe golin e dytë me Argjentinën

Sadik.Autor

Leave a Comment