Futboll La Liga

Zyrtare: Ish sulmuesi i Chelseas transferohet tek Getafe

Getafe ka njoftuar se ka huazuar Loic Remyn nga Las Palmas.

Francezi iu bashkua klubit spanjoll si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 1.5 milion euro.

Ish-sulmuesi i Chelseat me Las Palmas shënoi pesë gola në 12 paraqitje. Getafe për të siguruar shërbimet e tij mposhti Watfordin nga Liga Premier.

31-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë edhe e klubeve si: Lyon, Lens, Nice, Marseille, QPR, Newcastle dhe Crystal Palace.

Për të gjitha këto klube ai ka shënuar 109 gola në 307 paraqitje në të gjitha garat.

Ai për Përfaqësuesen e Francës është paraqitur në 31 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola.

Pas 21 xhirosh në La Liga, Getafe renditet në vendin e nëntë, kurse Las Palmas në pozitën e 19-të.

Related posts

STATISTIKAT/ Muller dhe “vesi” kundër Barcelona-s, askush si ylli gjerman

Delo.autor

U LARGUA NGA “KUQEZINJTË”/ Suso mrekullon te Sevilla me asist dhe gol (VIDEO)

Delo.autor

Montella: Jam shumë i lumtur te Sevillia

Sadik.Autor

Leave a Comment