Futboll Seria A

Zyrtare: Nagatomo transferohet te Galatasaray

Klubi turk Galatasaray ka njoftuar se do ta huazojë mbrojtësin e majtë të Interit, Yuto Nagatomon.

Mbrojtësi japonez, Yuto Nagatomo do të largohet nga Inter pas plot tetë viteve, për të kaluar në Turqi te skuadra e Galatasaray.

Nagatomo do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit me mundësi blerje.

Fillimisht Galatasaray do të paguajë 1 milion euro për huazimin e tij dhe 6-7 milionë euro nëse vendos ta mbajë.

Japonezi me Interin ka 200 paraqitje në të gjitha garat, por këtë sezon ka startuar në vetëm nëntë ndeshje.

Related posts

PRAPASKENA/ Asnjë ofertë për Alcantarën, Liverpooli po punon me mesfushorin tjetër

Delo.autor

PO PASTRON BALTËN/ Rafael Nadal “me fshesë në dorë” për të ndihmuar pas përmbytjeve (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

KOMENTON SITUATËN E KOMBËTARES SË SPANJËS/ Luis Enrique: Nuk kam ndjesi pozitive, ndoshta ishim…

Delo.autor

Leave a Comment