Europa League UEFA

5 fakte kurioze që nuk i dinit nga historia e Milanit në Europa League (FOTO)

Pjesëmarrja e dhjetë në Europa League / Uefa Cup. Milan dëshiron të provojë fatin edhe në këtë kompeticion ndërkombëtar, por i duhet të kapërcejë disa pengesa. Nuk ka shumë histori në këtë kompeticion, por numrat janë me të vërtetë interesante. Këto janë pesë gjërat që nuk dini për Milanin në Europa League.

TROFEU – Milan nuk e ka fituar asnjëherë Europa League / Uefa Cup. Ky është trofeu i vetëm që mungon tek kuqezinjtë. Shtatë trofe në Champions League, e fundit para dhjetë viteve në Athinë kundër Liverpulit.

MALLKIMI GJERMAN – Në dy edicionet e fundit, Milan është eliminuar nga dy klube gjermane. Në sezonin 2008/2009, kuqezinjtë u eliminuan nga Werder Bremen: 1-1 në Weserstadion, ndërsa në San Siro përfundoi 2-2. Në sezonin 2001-2002, kuqezinjtë u eliminuan nga Borussia Dortmund: 4-0 në favor të gjermanëve në ndeshjen e parë, 3-1 në favor të Milanit në ndeshjen e kthimit.

ASNJËHERË NË FINALE – Në historinë e saj, Milani nuk ka arritur asnjëherë në finale të Europa League / Uefa Cup. Arritja më e madhe në këtë kompeticion daton në sezonin 2001-2002, kur kuqezinjtë u ndalën në gjysmëfinale. Gjithashtu në vitet 1971-1972 shkuan deri në gjysmëfinale, por ishte Tottenham që i eliminoi. Ky trofe mbetet një lloj ‘mallkimi’ për klubin e rrugës “Aldo Rossi”.

DOBËT ME ANGLEZET – Një tjetër fakt kurioz ka të bëjë me ndeshjet kundër ekipeve angleze. Janë shtatë precedentët midis skuadrave anglezeve dhe kuqezinjve, duke siguruar vetëm një fitore. Një barazim dhe një humbje kundër Tottenhamit në 1971-1972, një barazim dhe një fitore kundër Evertonit në sezonin 1975/76, një barazim dhe një humbje në 1978/1979, me Manchester Cityn në fazën e 1/16. Takimi i fundit daton në 2008/2009, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 kundër Portsmouth, në fazën e grupeve.

GOLASHËNUESIT – Janë 2 golashënuesit më të mirë në historinë e UEFA Europa League / Uefa Cup. I pari është Filippo Inzaghi, i cili ka shënuar 7 gola në dy edicione. Alberto Bigon gjithashtu ka shënuar shtatë gola, por në tri edicione të UEFA Cup./EDS/

Related posts

Atletico Madrid-Marseille, në Lyon vendoset njëri nga titujt e Europës

Sadik.Autor

​Emery nuk dorëzohet: Mund ta eliminojmë Realin

Q.Autor

Juventusi, mes tabuve e problemeve në Ligën e Kampioneve

Q.Autor

Leave a Comment