Europa League Futboll Sport

PËRFUNDON FAZA E GRUPEVE/ Këto janë 24 ekipet që kaluan në raundin e 32 skuadrave më të mira në Europa League…

Ka përfunduar faza e grupeve të Europa Ligë, më 24 ekipe të cilat janë kualifikuar për fazën e 32 ekipeve më të mira në Europa Ligë.

Shorti për raundin e 32-të do të tërhiqet të hënën, me Milanon që është eliminuar nga kjo garë befasisht nga Olympiakosin.

Në vendin e parë nga grupet e Europa Ligë ka kaluar, e që do të jenë edhe në vazon e favoritit janë: Bayer Leverkusen, Salzburgu, Zeniti, Dinamo Zagreb, Arsenal, Real Betis, Villarreal, Eintracht Frankfurt, Genk, Sevilla, Dynamo Kyiv dhe Chelsea.

Kurse në pozitën e dytë kanë kaluar, në vazon e jo favoritit janë: FC Zurich,  Celtic, Slavia Prague, Fenerbahce, Sporting CP, Olympiakos, Rapid Ëien, Lazio, Malmo, FC Krasnobar, Rennes, Bate Borisov.

Këtë 24 skuadrave do t’ju bashkohen edhe 8 skuadrat nga Liga e Kampionëve.

Në bazë të kësaj, katër skuadra të Ligës së Kampionëve do të jenë në vazon e favoritit dhe këto janë, Napoli, Interi, Valencia dhe Benfica.

Kurse skuadrat në vazon e jo favoritit nga katër skuadrat e Ligës së Kampionëve janë: Club Brugge, Galatasaray, Shakhtar dhe Viktoria Plzen.

Related posts

ZBULON EPISODIN PIKANT TEK MILAN/ Arrigo Sachi rrëfen: Gullit më tha se pa bërë s*ks nuk mund të…

Delo.autor

EVRA QENKA I “ÇMENDUR”/ Mbrojtësi “tërbohet” dhe KAFSHON të “gjallë” një…(VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) Nga Xhaka tek Strakosha, njihuni me yjet e Kombëtares Shqiptare që shkëlqyen gjatë 2017-ës

Q.Autor

Leave a Comment