Futboll Premier League

5 vite burg Ish-pronari i ekipit anglez, i kishte vjedhur gruas 5 mln € për të blerë klubin

Njeriu që kishte në pronësi klubin e Portsmouth për gjashtë javë në 2009 është dënuar me 5 vite burgim në një burg të Emiratet e Bashkuara Arabe pasi i kishte vjedhur 5 milionë euro gruas për të bërë blerjen e klubit.

Sulaiman Al Fahim është shpallur fajtor për vjedhje, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Ai dhe një bashkëpunëtor kanë vjedhur paratë e përdorura për blerjen e Portsmouth nga Sach Gaydamak, me Al Fahim që më pas ia shiti klubin Ali Al Faraj.

Al Fahim, 42 vjeç, nuk ishte gjatë seancës dëgjimore dhe është dënuar gjithsesi.

Prokuroria tha se gruaja e Al Fahim zbuloi se i mungonin paratë pasi priste një shumë të madhe parash nga një çështje interesi.

Gjatë kohës kur pronar i klubit të futbollit ishte Al Fahim, Porthsmouth ishte në Premier League por klubi gjithashtu kishte probleme financiare dhe vuante për të paguar lojtarët dhe stafin.

Që nga ajo kohë klubi ka pasur shtatë pronarë të tjerë dhe ka rënë tre herë nga kategoria. Këtë sezon luan në League 1, kategoria e tretë angleze.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Ramos dëshiron të largohet nga Reali

Delo.autor

Dhurata e Ronaldos për djalin e Raulit për ditëlindje

Q.Autor

FITUESI I TOPIT TË ARTË/ Modric: Dhënia fund e DOMINIMIT të Ronaldos dhe Messit, FITORE për futbollin

Isa.Autor

Leave a Comment