Futboll Premier League Shqipëri

Një talent shqiptar me ëndrrën e Premier League…

Ndoshta pjesa më e madhe e lexuesve tanë nuk e dinë që tanimë ka një futbollist me pasaportë shqiptare, i cili luan në League One, kategoria e tretë në Angli, ku me paraqitjet e tij me skuadrën e AFC Wimbledon, ka rënë në sytë e “skautëve” në Championship dhe Premier League. Bëhej fjalë për Egli Kaja, i cili ende nuk ka mbushur 21 vjeç dhe së shpejti do të jetë pjesë e Shqipërisë U-21 pasi ka zgjidhur përfundimisht problemet me dokumentacion…

Kaja ka një kontratë me “UNIQUE SPORTS MANAGEMENT”, kompania e menaxhimit të kujdeset për interesat e disa “yjeve” në Premier League, mes të cilëve Harry Kane i Tottenham, apo lojtarë të tjerë si Zaha, Antonio, Townsend, Wilson, Obiang, Lascelles, etj.

Kaja është në gjurmët e Lorik Cana, jo për rolin në fushë, sepse ai është sulmues krahu, por për faktin se në harkun e pak viteve mund të bëhet shqiptari i dytë që zbarkon në elitën e futbollit anglez, një nga kampionatet më të forta të planetit. Gjithsesi, 20-vjeçari dëshiron t’i ngjisë shkallët një e nga një: “Kam besim se kompania që menaxhon interesat e mia do të më jap mundësinë të luajë së shpejti në Championship, më pas më takuan mua të tregoj nëse jam apo jo i aftë për të luajtur në Premier League, çka përbën ëndrrën time, ashtu si mundësinë për të luajtur me kombëtaren shqiptare,” – deklaroi ai.

Image result for egli kaja

Egli Kaja ka firmosur që në moshën 17-vjeçare me skuadrën e parë të Wimbledon dhe në sezonin e kaluar luajti i huazuar te Lewes. Gjatë kësaj vere drejtuesit e Wimbledon u bindën për ta rikthyer në gjirin e tyre, aq më tepër pasi u ngjitën në League One. Kaja ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezon me Wimbledon, 17 gjithsej duke llogaritur të gjitha veprimtaritë, për një total prej 719 minutash dhe ka shënuar dy gola.

Related posts

Selfie e tifozit me Salah alarmon Egjiptin për gjendjen e futbollistit (FOTO)

Sadik.Autor

Njihuni me Varane, djaloshi 24 vjeçar i Real Madrid me plot 14 trofe të fituar

Q.Autor

NGA DEBUTIMI NË KAMPIONAT TEK SUAREZ/ Zbulon sulmuesi Muçi: Ju rrëfej kënaqësinë në derbi…

Delo.autor

Leave a Comment