Futboll Seria A

Allegri kërkon yllin e Milan te Juventus

Merkato verore është larg, ndërkohë janë një sërë çëshjesh në lojë, disa shumë më të domosdoshme dhe menjëhershme, si kampionati, Champions, Europa League, çështjet e klubeve. Gjithsesi, e kemi mësuar tashmë prej kohësh, merkato nuk fle kurrë gjumë. Pikërisht në planifikimin dhe projektimin e Juventus për merkaton e ardhshme ka shumë emra. Disa të njohur, njëri mbi të gjithë, Emre Can, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në qershor. Të tjerët pak a shumë janë bërë të njohur javët e kaluara. Ai i Pellegrinit, mesfushor që pëlqehet dhe gjithashtu është i arritshëm përmes klauzolës prej 25 milionë euro. pastaj është emri i Florenzi, i dalë në pah në orët e fundit, por vërtetë i vështirë për tu transferuar në Torino.

Imazh i ngjashëm

Por në momentet më të fundit mësohet se trajneri juventin, Massimiliano Allegri u ka kërkuar Marottas dhe Paratici një tjetër futbollist në fund të janarit. Lajmi është bërë publik nga “IlMessaggero”. Një kërkesë e shprehur e Allegrit. Ai kërkon një mesfushor të fortë dhe të gjithëanshëm, një shpërthyes në gjëndje që të funksionojë, qoftë si mes allë, ashtu edhe si anësor me tredhëmbësh. Identikiti korespondon me profilin e futbollistit të Milan, Jack Bonaventura.

Rezultate imazhesh për bonaventura allegri

Natyrisht ka disa faktorë për tu marrë në konsideratë. Padyshim i pari është Allegri, ku do të jetë sezonin e ardhshëm? Një largim eventual i trajnerit toskan, që pëlqehet shumë në Premier League, por edhe te PSG, do të bënte që kjo pistë e mundshme të dështojë, edhe pse kontrata e trajnerit me Juventus është e vlefshme deri në 2020. Çështjet e tjera për tu marrë në konsideratë, sikurse raporton “Il Messaggero”, janë mbi të gjitha të lidhura me menaxherin e Bonaventurës, ai është Mino Raiola, që me drejtorin sportive të kuqezinjve, Mirabelli, prej kohës është në marrëdhënie të përkeqësuara. Pastaj, Milan duhet të përmbushë marrëveshjen me Juventus, duke shlyer ende borxhin prej 28 milionë euro për blerjen e Bonucci. Pikërisht vlera e kartonit të Bonaventuras, i vlerësuar rreth 25 milionë euro. Pavarësisht të gjithave, fakt është që trajneri Massimiliano Allegri pëlqen të ketë në Juventusin e tij të sezonit të ardhshëm yllin e Milan, Giacomo Bonaventura.

Related posts

Probleme me Messin dhe Sampaolin? Icardi sqaron të vërtetën

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Mensah shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Lacio në gjurmët e Rejës, Mou ka frikë “Enriken”. Derbi i kryeqytetit gati të “ndezë” Serinë A

F.autor

Leave a Comment