Futboll Sport

TELENOVELA NEYMAR VAZHDON/ Ja përgjigja që i kthen PSG ofertës së radhës “Katalanasve”

“Telenovela” Neymar vazhdon të ndërlikohet akoma edhe më shumë.

Sipas RMC Sport, klubi i PSG-së i ka thënë përsëri “JO” ofertës së radhës të Barcelonës për Neymarin.

Kur na ndajnë edhe 4 ditë nga fundi i merkatos, Paris Saint-Germaini e vlerëson të pamjaftueshme këtë ofertë dhe larg vlerës monetare që kërkon për kartonin e brazilianit.

Transmetuesi francez citon një burim brenda klubit parisien, sipas të cilit, PSG-ja e ka arsyetuar refuzimin e ofertës duke thënë se Barça duhet të paguajë 222 milionë euro për të blerë kartonin e 27-vjeçarit.

Burimi i njëjtë shpjegon se PSG-ja nuk ka kohë pasi më 2 shtator mbyllet merkato, ndërsa Barcelona duhet ta harrojë shkëmbimin e lojtarëve dhe ta paguajë shumën e plotë që PSG-ja e kërkon.

Një delegacion nga Barça u raportua se ka qenë në kryeqytetin francez për të diskutuar mundësinë e transferimit të Neymar në Katalunja.

Related posts

Simeone grumbullon ndaj Deportivos mesfushorin shqiptar Keidi Baren

Sadik.Autor

PËRDITËSIMI I FIFA-S/ Kosova me renditjen më të mirë në histori, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

F.autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona kërkon talente, vjen oferta speciale e Akademisë

Delo.autor

Leave a Comment