Futboll Seria A

Allegri i përgjigjet Sarrit: Napoli është një klub i madh, titulli vendoset në 20 maj

 Fatet e titullit kampion në Serinë A do të vendosen në 20 maj në javën e fundit të kampionatit është i bindur për këtë Massimiliano Allegri.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kësaj të premteje ndaj Fiorentinës, trajneri i Juventusit replikoi me teknikun e Napolit Maurizio Sarri i cili para pak ditësh u shpreh se Serie A është si Bundesliga ku ka një skuadër të madhe që është Juventusi dhe të tjerët duhet ta ndjekin.
Allegri nuk është aspak dakort me këtë frazë të Sarri pasi Napoli është gjithashtu një skuadër e madhe sipas teknikut livornez dhe i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin.
Për sfidën ndaj Fiorentinës e cila do të jetë një ndeshje speciale për të pasi do të jetë e 200-ta në stolin e Juventusit, Allegri theksoi se skuadra e tij duhet të bëjë një paraqitje serioze dhe të tregojë personalitet në fushë për të marrë tre pikët, ndërkohë që shtoi se Juvja nuk është në emergjencë pasi Marchisio mund të luajë ndërsa Bernardeschi gjithashtu është rikuperuar.

Related posts

“TEK MANCHESTER CITY ISHIN TË GJITHË TË PËRULUR”/ Capello akuzon Neymar: Nuk ishte… lideri

Delo.autor

TË QESHURA PAFUND/ Çfarë ndodhi me Armando Brojën në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

E RËNDË/ Legjenda e UFC pëson atak në zemër

F.autor

Leave a Comment