Futboll

Marco Alia, në gjurmët e Berishës dhe Strakoshës te Lazio

Kohët e fundit Lazio është shndërruar në një oaz sa u përket portierëve shqiptarë, të cilët falë paraqitjes dinjitoze kanë fituar besimin e të gjithëve. Pas Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, në radhët e bardhekaltërve tek ekipi i të rinjve ndodhet edhe një tjetër talent kuqezi.

Ai quhet Marco Alia, të cilin tekniku u kombëtares U-19, Erjon Bogdani, ka vendosur ta grumbullojë për dy ndeshjet miqësore  ndaj Kazakistanit, që do të zhvillohen në qytetin e Lushnjës në datat 24 dhe 27 mars. Për Alian kjo nuk është eksperienca e parë në radhët e përfaqësues U-19, pasi ai ka qenë pjesë e ekipit edhe vitin e kaluar gjatë turneut “Roma Caput Mundi”, event që u fitua nga kuqezinjtë. Alia foli për “Supersport” në lidhje me eksperiencën e tij te ekipi i të rinvje të Lazios. Talenti shpreson që edhe ai të ketë të njëjtin fat si Berisha dhe Strakosha.

“Te Lazio kemi një trajner portierësh shumë të mirë që punon shumë me ne, që të ngjitim kategoritë deri në Serinë A. Të jesh pjesë e Kombëtares Shqiptare të bën krenar. Jam shumë i lumtur.”  

Më tej Alia shprehet se dy ndeshjet miqësore ndaj Kazakistanit do t’u shërbejnë lojtarëve për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin.

“Janë miqësore për të konsoliduar grupin. Trajneri më pas do të vendosë për ata që do të luajnë në eliminatore. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën dhe jam i bindur se me punë mund të arrijmë gjithçka.

Related posts

RRËFEHET SUSO/ GATTUSO na ka MASAKRUAR në stërvitje, dua të realizoj… gola

Isa.Autor

NË ANGLI E QUAJNË “KLAUZOLA BROJA”/ Chelsea përsërit lëvizjen e zgjuar që bëri me sulmuesin shqiptar

F.autor

JUVENTUS SFIDON LIVERPOOL/ Gati t’i “rrëmbejë” 18-vjeçarin objektiv për mbrojtjen

Isa.Autor

Leave a Comment