Futboll Premier League

Arsenal-City, në “Wembley” luhet finalja e Kupës së Ligës

Gjithçka është gati për finalen e parë të futbollit anglez, me Arsenal dhe Manchester City që do të përballen të dielën pasdite në “Wembley” për trofeun e Kupës së Ligës. “Qytetarët” do të paraqiten në këtë ndeshje si favoritë, por eliminimi befasues në Kupën e Anglisë kundër Wigan mund të ketë lënë pasoja brenda skuadrës së Pep Guardiola.

Arsenal, nga ana tjetër, do të ketë mundësinë të shpëtojë një tjetër sezon zhgënjyes me fitoren e Kupës së Ligës. “Topçinjtë” mbajnë aktualisht vendin e gjashtë në Premier League dhe janë tetë pikur larg zonës Champions. Trajneri Wenger i ka lënë pushim yjet e ekipet në ndeshjen e humbur në Europa League kundër suedezëve të Ostersunds (Arsenal është kualifikuar). Blerja e fundit e merkaton së janarit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka realizuar 1 gol në 2 ndeshje që ka luajtur më londinezët dhe do të jetë rreziku numër një mbrojtjen e “Qytetarëve”.

Për sa i takon përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave, Arsenal ka qenë më i suksesshëm, duke marrë 88 fitore në total kundrejt 43 të City-it. “Topçinjtë” kanë eliminuar Manchester-in në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar të Kupës së Anglisë falë një fitoreje 2-1 të arritur në kohën shtesë. Ekipi i Pep ka fituar 3-1 ndeshjen e luajtur kundër Arsenal në kampionat nëntorin e kaluar.

Related posts

“NEYMAR PI*DHU!” Skuadra e PSG ka një vit për të “shpëtuar” karrierën pas dështimit me transferimin

Delo.autor

KOEMAN KRIJON LISTËN E ZEZË/ Ja 9 futbollistët që nuk janë në planet e trajnerit holandez

Delo.autor

Vllaznia e ka “fushë”, Kamzën ndaj Laçit e dënon Avdyli

Sadik.Autor

Leave a Comment