Futboll Sport

Formacionet zyrtare: Belgjikë-Angli ose finalja e vogël e “Rusi 2018”

Kampionati Botëror po i drejtohet fundit të tij, që do të kulmojë me finalen e madhe të Moskës, në program për t’u luajtur nesër në orën 17:00, në stadiumin “Luzhniki”, ku Franca dhe Kroacia do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të globit. Gjatë këtij kompeticioni disa ekipe kanë zhvilluar një paraqitje fantastike, duke bërë që shumë tifozë të dashurohen me lojën e treguar. Sot luhet ndeshja për vendin e tretë, ku do të përballen dy prej surprizave të këtij edicioni. Anglia e cila ka surprizuar të gjithë, erdhi në këtë edicion me lojtarë të rinj që arritën të tregonin një nivel të lartë, ku ndeshje pas ndeshje treguan karakter deri sa u eliminuan. Belgjika nga ana tjetër, një ekip i mbushur me yje, erdhi në këtë kompeticion si një nga pretendentët kryesorë. Ekipi i drejtuar nga Martinez tregoi një formë fantastike, duke zhvilluar ndeshje spektakolare duke u ndalur në gjysmëfinale nga Franca.

Këto ndeshje të tilla bëjnë që trajnerët të aktivizojnë lojtarë që nuk kanë patur shumë hapësira. Martinez ka vepruar në këtë mënyrë. Kjo ndeshje është një mundësi e mirë që të identifikohen alternativat e reja për të ardhmen e kombëtares. Edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka bërë disa ndryshime. E njëjta strategji me trajnerin e Belgjikës, ai ka vendosur të aktivizojë lojtarë që nuk kanë luajtur mjaftueshëm në mënyrë që të testohen për të ardhmen.

FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjikë – Angli

Belgjika: (3-4-2-1): Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Witsel, Tielemans, Chadli, De Bruyne, Thorgan Hazard, Lukaku.

Anglia: (3-5-2): Pickford, Jones, Maguire, Stones, Trippier, Delph, Dier, Loftus – Cheek, Rose, Sterling, Kane

Gjyqtarë: Alireza Faghani (Iran)

Related posts

Në pritje të zyrtarizimit të Zazës, kjo është goditja e radhës nga Milani

Isa.Autor

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: Nuk e dini se kush jam unë…!

Q.Autor

Ish-shoku i ekipit: Trajneri i Premier League e ka zërin e ngjirur pasi ka ngrënë shumë krimba

Q.Autor

Leave a Comment