Europa League UEFA

Arsenal, Mkhitaryan tregon si duhen fituar ndeshjet…

Henrik Mkhitaryan beson se Arsenal duhet të përqendrohet në çdo ndeshje, si bëri kundër Ostersunds FK në Europa League, ku arriti fitoren 3-0 në Suedi, e cila i afron me kualifikimin për në 1/8-t e finaleve të kësaj veprimtarie. Monreal shënoi golin e parë për “topçinjtë”, 13 minuta përpara autogolit të Papagiannopoulos. Kur u mbush një orë lojë Mesut Ozil realizoi golin e tretë për ekipin e Arsene Wenger që duket i sigurt për kualifikimin, edhe pse Mhkitaryan mendon se gjithçka mbetet e hapur.

Arsene Wenger named a strong line-up for the knockout game as he bids to secure his first European trophy as Arsenal boss

“Ata kishin më shumë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje sepse janë pushim në kampionatin e tyre, ndërsa ne po luajmë çdo tre ditë. Kjo ishte një arsye për të cilat mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, të cilën e zgjidhëm mirë me dy gola që në fillim, – tha Mhkitaryan. – E kemi ndjekur në video Osterseund dhe i respektuam ata. Përse jo? Ne do të luftojmë deri në fund për të fituar Europa League. Duhet të luajmë të përqendruar në çdo ndeshje, sepse përqendrimi është shumë i rëndësishëm për arritjen e fitores. Nuk jemi ende në kualifikuar dhe mendoj se duhet të japim më të mirën edhe në fushën tonë për t’ia dalë mbanë.”

Related posts

ËSHTË “GARDIANI” I KLUBIT RENNES/ Thyhet rekordi i moshës në Europa League, debuton një fëmijë

Delo.autor

Shifra dhe statistika, ja pse Barcelona nuk e ka shëtitje sfidën ndaj Chelsea

Q.Autor

Real Madrid-PSG/ Ja zëvëndësimet e para

Q.Autor

Leave a Comment