Futboll UEFA

Vendimi i argumentuar: Si e shpëtoi Skënderbeu titullin, por CAS paralajmëron diçka tjetër

CAS vendosi sot t’i japë të drejtë Skënderbeut për rikthimin e titullit kampion të sezonit 2015-2016, ndërkohë që ka dalë edhe vendimi i argumentuar për këtë. E gjitha ka të bëjë me faktin e thjeshtë se në rregulloren e FSHF nuk përcaktohet në rregullore se një ekip dënohet në bazë të lëvizjeve të koeficienteve, zbuluar nga  Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve në Baste.  Por theksohet së në vendimin e argumentuar se raportet nga BFDS janë një mjet me vlerë për të zbuluar trukimin e ndeshjeve. Në këtë mënyrë kuptohet qartë se UEFA në rregullat e saj e përfshin dënimin nga raportet e BFDS, ndryshe nga FSHF, që ka marrë kështu një vendim të pabazuar në ligjet e veta.

ARGUMENTIMI I CAS PËR CCËSHTJEN SKËNDERBEU

“Pasi mori në konsideratë të gjitha argumentimet e bëra nga palët e përfshira, paneli arriti në përfundimin se sanksionet që iu vendosën klubit nga Komisioni i Etikës i FSHF-së duhet të anulohet, duke qenë se FSHF-së i mungon baza ligjore e mirëfilltë për të imponuar sanksione që kanë të bëjnë me faktet në lidhje me këtë çështje.

“Gjithsesi, paneli i CAS theksoi se vendimi aktual nuk u bazua në mungesën e besueshmërie të dëshmisë në çështjen e trukimit të ndeshjeve. Lëre më, që ky vendim mund të kualifikohet si një devijim nga rregullat ligjore të përcaktuara nga panelet e mëparshme të CAS-it. Përkundrazi, paneli i CAS, arriti në përfundimin se raportet e marra nga Sistemi i Zbulimit të Mashtimeve në Baste (BFDS) i UEFA-s ishin një mjet me shumë vlerë në zbulimin dhe sanksionimin e mëpasshëm të shkeljeve në trukimet e ndeshjeve.

Gjithsesi, në çështjen aktuale, paneli nuk e pati fare të nevojshme të ekzaminonte raportet e BFDS në detaje, në mungesë të një baze të mirëfilltë ligjore në rregulloret e FSHF-së për të imponuar sanksionet në nivel kombëtar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e argumentuar të KAS.

Related posts

KUPA E MBRETIT/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Griezmann nuk fal. Ja GOLI

Delo.autor

MBI LARGIMIN E CR7 NGA JUVENTUS/ Rummenige: Atë ditë u trondita nga Ronaldo, ajo që bëri në dhomat e zhveshjes…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ PSG “BLINDON” yllin brazilian, sulmuesi bëhet më i…

Isa.Autor

Leave a Comment