Futboll Premier League Seria A

Arsenali dëshiron të rrëmbej nga Napoli yllin 26-vjeçar

Arsenali ka shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly bëjnë me dije mediat italiane. “Topçinjtë” kanë nevojë për përforcime në qendër të mbrojtjes, pasi ish-mbrojtësi i Sampdoria, Shkodran Mustafi, nuk ka arritur të bëjë përshtypje në Londër. Arsenali është duke kërkuar ish mbrojtësin e Genk, i cili ka qenë shumë i suksesshëm në Serie A duke krijuar një dyshe shumë të fortë me Raul Albiol. Sipas nga “Calciomercato.it”, “Topçinjtë” dërguan vëzhgues në ndeshjen e  Napolit në Europa League kundër RB Leipzig të enjten e kaluar.

Arsene Wenger është gati të investojë për një emër të madh. Ai nënshkroi me dy emra të mëdhenj në repartin e sulmit në janar (Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang), por u kritikua pasi ka lënë pas dore mesfushën dhe mbrojtjen. “Gunners” kanë humbur tashmë tetë ndeshje këtë sezon, duke pranuar 36 gola. Koulibaly vlerësohet në më shumë se 40 milionë euro (rreth 45 mln euro), por Aurelio de Laurentiis nuk do të heq dorë lehtë nga një prej yjeve të skuadrës pa paguar çmimin e duhur.

Related posts

GOLI I ICARDIT/ Gazetari i Milanit: Dua të VDES pa meshirë. Kjo skuader është…

Isa.Autor

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NË VERË? Coutinho jep këtë përgjigje

Delo.autor

NGA TOTTENHAM TEK ELBASANI/ Mbrojtësi Marku: Do ta shpëtojmë sezonin, dua të arrij kombëtaren e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment