Futboll Premier League

Arsenali mendon për Luis Enriquen, përshpejtohet largimi i Wenger

Jo vetëm Chelsea, pasi për Luis Enriquen ish trajnerin e Barcelonës interesohet edhe Arsenali.

Trajneri asturian i cili ka qëndruar pushim gjatë këtij viti pas 3 sezoneve fantastikë me Barcelonën, shikohet nga drejtuesit e Arsenalit si pasuesi ideal i Arsene Wenger i cili edhe pse ka kontratë me topçinjtë e Londrës deri në 2019-ën mund të largohet gjatë kësaj vere nëse skuadra nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Uefa Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pas 22 viteve në stolin e Arsenalit Wenger mund të përshpejtojë largimin e tij nga Emirates Stadium, për ti hapur dyert spanjollit Luis Enrique i cili preferohet edhe nga presidenti i Chelsea-it, Roman Abramovich.

Related posts

Alegri: Ndeshje e jashtëzakonshme ndaj një Interi të shkëlqyer, por titulli do ende punë

Sadik.Autor

“FALENDEROJ BARCELONËN”/ Arthur: Të luaj me Ronaldon një ëndërr e bërë realitet, prioriteti kryesor është…

Delo.autor

SEZONI CHAMPIONS 2019-2020/ Vlera 16 miliardë euro, ja skuadrat me lojtarët më të shtrenjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment