Futboll Sport

PO TREGONTE NJË FORMË TË SHKËLQYER/ Endri Çekiçin e ndjek fati i keq me ekipin e tij, ja arsyeja

Endri Çekiçi po tregonte një formë të shkëlqyer me Olimpia Ljubjanën, por për fatin e tij të keq në fillim të dhjetorit lojtari pësoi një dëmtim në kofshë.

Mesfushori me tipare sulmuese ishte drejt rikuperimit të plotë me ekipin e tij, që po vazhdojnë përgatitjet në Turqi. Megjithatë pogradecarin e ka ndjekur sërish fati i keq, teksa së fundmi ka pësuar një tjetër dëmtim.

Sipas mediave sllovene, Çekiçi ka shfaqur përsëri probleme ditën e djeshme në stërvitje dhe ka braktisur grumbullimin me ekipin. Cekici goli

Lojtari ka treguar një formë të jashtëzakonshme me ekipin e tij, teksa përveç golave dhe asisteve, ka bërë edhe realizime të mrekullueshme nga jashtë zonës, por edhe nga goditjet e dënimit.

Related posts

INTER-SPEZIA/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren e 6 rradhazi në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

”Femrat tona po sillen si prostituta me tifozët e Botërorit” (FOTO)

Sadik.Autor

ZBULON ËNDRRËN E FSHEHTË/ Allegri: Duke mësuar kaq shumë gjëra, shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

Leave a Comment