Futboll Premier League

Arsene Wenger largohet nga Arsenal, Joachim Low pasuesi i tij i mundshëm

Merkatoja është mbyllur po në media po qarkullojnë zëra se Wenger do të largohet nga Arsenali dhe në vendin e tij do të vijë Joachim Low.

Llogaria “AFCAMDEN” në rrjetin social Twitter, që vazhdimisht njofton për të rejat rreth Arsenalit, është duke raportuar për një ndryshim madhështor që është duke u përgatitur në Emirates.

“Ekipi i menaxhimit është duke punuar në një strategji për largimin e Wengerit këtë verë, pavarësisht asaj që ndodhë gjatë këtij sezoni. Joachim Low është zgjedhja e parë dhe vlerësohet si një zëvendësues i Wenger pas Kampionatit Botëror”

Sa i përket anës pozitive, Loë sigurisht i njeh disa nga lojtarët kryesor të Arsenalit, përfshirë Mesut Ozilin dhe mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, për shkak të detyrës së tyre te skuadra kombëtare e Gjermanisë.

Megjithatë, Low ka qenë jashtë skenës së klubit për më shumë se një dekadë. Në fakt, detyra e tij e fundit si një trajner i një klubi ishte në Austria Vienna në vitin 2004.

Related posts

E PABESUESHME/ “Mur” i pathyeshëm, portieri mohon golin për 14 orë dhe vendos REKORD

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sytë nga Zhunior, ja situata tek Partizani për sfidën ndaj “Bardhebluve”…

Delo.autor

GOL PAS 2 VITESH PRITJE/ Zhbllokohet më në fund sulmuesi Avdiaj që dikur vlente… 50 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment