Futboll La Liga

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Mesfushori i Celta Vigos, Stanislav Lobotka, ka preferuar të qëndrojë në klubin aktual.

23 vjeçari ka bërë 24 paraqitje për klubin nga Galicia, por ai ishte i kërkuar gjatë afatit kalimtar dimëror.

Të mërkurën është spekuluar se gjiganti italian, Interi, po e kërkon sllovakun, por agjenti i lojtarit mohoi një marrëveshje.

“Nuk ka marrëveshje me Interin për klientin tim ose ndonjë klub tjetër”.

“Stanko është i fokusuar plotësisht te Celta Vigo”.

“Së shpejti ne do të fillojmë negociatat për kontratën e re. Ne jemi të lumtur që aq shumë klube janë të interesuara për të, por ai është i kënaqur dhe refuzon çdo ofertë”.

“Ai nuk dëshiron largimin tani, ai dëshiron që të qëndrojë në Spanjë”, potencoi agjenti i lojtarit.

Lobotka ka prezencë të njohur te Interi, pasi bashkëkombasi i tij, Milan Skriniar, shfaqi paraqitje të shkëlqyera.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENTUSIT/ De Laurentiis: Plagët kur janë të thellë mbeten…

Delo.autor

 GOL “ALLA MILITO”/ Lautaro: Po përjetoj një ëndërr tek INTERI, me këtë fanellë do fitoj…

Isa.Autor

GOLI MAGJIK NGA 25 METRA/ Po shkëlqen në kampionatin rumun, mesfushori shqiptar zgjidhet në…

Delo.autor

Leave a Comment