Futboll La Liga

Atletico Madrid i bëhet ‘ferrë’ Barcelonës

Atletico Madrid vijon të ruajë ritmin e Barcelonës kryesuese, teksa ka mposhtur pasditen e sotme Athletic Bilbaon me rezultatin 2-0.

Në “Wanda Metropolitana” nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për skuadrën e Simeones, që zhbllokoi rezultatin vetëm në pjesën e dytë, pas golit të shënuar nga Gameiro.

Në minutën e 80-të ishte sërish Kevin Gameiro që asistoi për Diego Costën dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, duke i dhënë qetësi madrilenëve.

Me këtë fitore, Atletico mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, 7 më pak se Barça kryesuese.

Related posts

INSISTON SE ISHTE SEZON I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo e fut veten në debatin për “Topin e Artë”, ja lista me sukseset e tij

Delo.autor

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT” NË FINLANDË/ Ylli Spinacola reagon nga spitali: Shihemi së shpejti…

Delo.autor

Klopp: “Nëse bëj ndryshime, gjithçka mund të keqkuptohet”

Q.Autor

Leave a Comment