Futboll Seria A Sport

MEDIA SPANJOLLE LARTËSON KUMBULLËN/ “Mundo Deportivo”: “Muri” shqiptar, triumfoi edhe ndaj CR7

Vetëm një mrekulli mund të mbajë Marash Kumbullën (20 vjeç) aty, duke vazhduar të luajë me Hellas Verona edhe sezonin e ardhshëm. Kështu e nis shkrimin e saj spanjollja “Mundo Deportivo” për yllin shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore italiane dhe europiane. Më tej, ajo vazhdon:

“I dalë nga akademia e të verdhëve, ai është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Seri A. Në të njëjtën kohë, përkundër moshës së re të tij, Kumbulla konsiderohet ylli plot shkëlqim i kombëtares shqiptare, pavarësisht faktit se ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kuqezinjtë deri tani. Napoli duket shumë i interesuar për shqiptarin, ngaqë e sheh si zëvendësues të Koulibaly, me senegalezin drejt largimit këtë verë.

Sidoqoftë, me sa duket vetë Kumbulla nuk është tërësisht i joshur për të zbarkuar në “San Paolo”. Juventusi, pavarësisht se ka shumë opsione energjetike në rolin e shqiptarit, e ka në radarin e tij atë. Por, skuadra në “pole” për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit është Interi. Përveç ndonjë befasie të madhe, Kumbulla pritet të transferohet te zikaltrit në verë.

Rreth 30 milionë euro do të paguhen nga ekipi i Milanos për atë, që konsiderohet padyshim një nga qendërmbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij. Kumbulla nuk është vetëm një “mur”, që mbron zonën e tij me çdo mënyrë, por djersin shumë edhe në faza të tjera të lojës, kur është e nevojshme.

Sidomos në topat ajrorë, kur skuadra e tij sulmon, është i guximshëm, pavarësisht se duhet të braktisë përkohësisht pozicionin natyral. E bën këtë me vendosmëri dhe intuitë, duke shfrytëzuar në maksimum atë që mund të konsiderohet virtyti i tij më i madh, për atë që është parë deri më tani: parashikimi.

Duke lënë mënjanë aspektet thjesht mbrojtëse, Kumbulla është dukshëm i aftë me topin në këmbët e tij, mbrohet me lehtësi, duke përdorur të dyja këmbët, edhe pse për topa të gjatë, zakonisht priret të përdorë këmbën e djathtë. Përveç gjithçkaje që diskutohet, nuk mund të anashkalohet gjatësia prej 1.90 metra. Kumbulla është vërtet një “mur”, duke qenë mjaft i vlefshëm për strategjitë e trajnerit; si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Dita që ndaloi Cristiano Ronaldon

Në shkurt, duke injoruar presionin, pasi ishte objektiv i disa thashethemeve për transferim, Kumbulla ishte çelësi i Hellas Verona për të mposhtur Juventusin 2-1. Në fakt, ai u pa duke fituar duele individuale kundër vetë Cristiano Ronaldos, duke demonstruar se tashmë është i përgatitur të ndërmarrë beteja të mëdha”.

Related posts

ZYRTARE: Roberto Martinez trajneri i ri i Portugalisë

F.autor

LINEKER I MAHNITUR/ E pagëzon Leo Messin si “GOAT” e të gjitha kohërave (FOTO)

Delo.autor

Harrojeni Hazardin/ Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ronaldos brenda familjes

Isa.Autor

Leave a Comment