Futboll

Babai i Neymarit tregon nëse biri i tij do të luajë kundër Real Madridit

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mungojë të paktën gjashtë javë dhe do ta humbasë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit të martën e ardhshme në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, sipas babait të tij.
Braziliani, 26-vjeçar, pësoi ndrydhje në nyje dhe thyerje të ashtit të pestë metatarsal në nyje në fitoren e PSG-së ndaj Marseilles të dielën që lamë pas.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka thënë se Neymari ka shanse të vogla për t’u përballur me Realin, duke i hedhur poshtë lajmet se atij i duhet të operohet.

Por, Neymar Sr ka thënë se PSG-ja e di që nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në birin e tij.

“Tretmani mjekësor do të zgjasë gjashtë deri në tetë javë, qoftë me operacion apo jo”, ka thënë ai për ESPN Brasil.

 

Related posts

“BESO OSE JO, JAM…”/ Kush ia lagu gjoksin kapitenes superseksi? (FOTO)

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ Ish-mbrojtësi kroat zbulon: Historia MODRIC-INTER ishte…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dyshimet për vjedhjen e kishës me vlerë 400 mijë euro, nisin hetimet për ish-arbitrin Pekoreli

Delo.autor

Leave a Comment