Futboll La Liga

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Carloc Bacca është i lumtur në Spanjë të Villareal dhe nuk dëshiron të kthehet te Milani

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca është i huazuar këtë sezon në Villareal, ku po kalon momente shumë të mira.

Ai ka kontratë edhe dy sezone me Milanin, por shpreson se do të mbetet në Villareal, ku është shumë i lumtur.

Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Sergio Barila.

“Carlos është shumë i lumtur në Spanjë. Ai i është përshtatur shumë mirë filozofisë së klubit dhe po shënon gola. Edhe Villareal është i lumtur me paraqitjet e tij”, tha Barila për MilanNews.

“Bacca ka edhe dy vite kontratë me Milanin, por ne do të punojmë me ta që të gjejmë një zgjidhje. Ai ishte i lumtur në Milan, tashmë është në Villareal”.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ylli i Serisë A futi në sherr trajenrin Klopp me drejtuesit e Liverpool

Delo.autor

Memushaj në udhëkryq, dëshiron të kthehet te ish-ekipi

Sadik.Autor

Vjen dita e pushimit për Messin, kundër Eibarit mund ta nisë nga stoli rezervë

Q.Autor

Leave a Comment