Futboll Seria A Sport

VAZHDON ME SERINË E FITOREVE/ Milan mposht Romën mes drithërimash, Ibrahimovic me rekord

Milani ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Roma në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Giallorossët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Lorenzo Pellegrinit qysh në minutën e tretë, por goditja e tij përfundoi jashtë. Momenti kryesor i pjesës së parë erdhi në minutën e 26-të, kur Zlatan Ibrahimovic realizoi nga gjuajtja e lirë një super gol.

Milani arriti të shënonte edhe një herë përmes Rafael Leaos, por që gjyqtari anësor e anuloi atë për pozitë jashtë loje. 45 minutat e dytë fillua mjaftë furishëm, me Ibrahimovicin që shënoi edhe një herë në minutën e 50-të, por që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Por, suedezi nuk u dëshpëruar edhe shumë, pasi arriti të fitonte një penallti, shkaku që u ndalua në zonën e rreptësisë nga një anëtar i Romës. Penalltinë e mori përsipër ta gjuante Franck Kessie, që e konvertoi në gol në minutën e 57-të.

Gjërat paksa filluan të përkeqësohen për Milanin, shkaku që Theo Hernandez pranoi kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Roma më pas arriti të ngushtonte epërsinë e mysafirëve në 2-1 me golin e realizuar nga Stephan El Shaarawy (90+3), por që nuk ishte i mjaftueshëm

Pas javës së 11-të, Milani është në vendin e dytë me 31 pikë, aq sa ka edhe Napoli si lider, ndërsa Roma gjendet në të pestin me 19 sosh.

Me golin e shënuar ndaj verdhekuqve, Ibra arrin shifrën e 400 golave në karrierë në të gjitha kampionatet ku ka luajtur. 150 prej tyre janë shënuar në Serinë A, me fanellën e Milanit, Juves dhe Interit. Një rekord mjaft i veçantë për Ibrën që javën e kaluar arriti një tjetër rekord duke u bërë lojtari i tretë më i vjetër që shënon në Serinë A

Related posts

FANTASTIK FERIT KETA/ Luftëtari shqiptar shpallet kampion bote në kikboks

Delo.autor

Tre portierë në listën e Juventusit si zëvendësues të Szczesnyt

Q.Autor

ÇFARË KAOSI/ SKANDAL me stadiumin në kryeqytet, merret vendimi i papritur

Isa.Autor

Leave a Comment