Kategoria Superiore Shqipëri

Bakaj i mohon fitoren vlonjatëve, nuk ka fitues as në përballjen e dytë mes Kukësit dhe Flamurtarit

Minutë pas Minute

90’ 5 minuta shtesë.

87’ Dzaria godet bukur nga hyrja e zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Shumë pranë golit të përmbysjes verilindorët.

85′ Elis Bakaj barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë

70’ Zuka largohet i dëmtuar, Duro hedh në fushë Alesio Hysenin.

67’ Goditje e fuqishme nga Rrumbullaku nga shumë jashtë zonës, topi shkon shumë pranë shtyllës së majtë të portierit të vlonjatëve.

63’ Zëvendësim edhe tek Flamurtari. Del Useini, futet Hoxha.

63’ Largohet Shkodra për vendasit. Në lojë Imami.

59’ Alvesh ka një rast të artë nga hyrja e zonës për të dyfishuar, por Musolli e bllokon në momentin e fundit.

50′ Goditje nga këndi për Kukësin, por harkimi i Bakajt është shumë i gjatë për Shametin në shtyllën e dytë dhe përfundon në anësore në krahun tjetër të fushës.

46′ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Kukësi, me një goditje qëndrore të Dzaria që përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në krahun e djathtë të Nurkoviç.

46′ Fillon pa ndryshime pjesa e dytë e ndeshjes.

45′ Mbyllet pjesa e parë

42′ Flamurtari kalon në avantazh me Danilo Alvesh.

28’ Traversa ndal Kukësin. Rrumbullaku harkon nga një goditje dënimi, por devijimi i një nga mbrojtësve të Flamurtarit, ka bërë që topi për pak të përfundojë në portën e tij.

27’ Karton i verdhë për Mustën, për protesta.

17’ Godet Rrumbullaku në hyrje të zonës nga krahu i majtë, por gjuajtja shkon mbi traun e portës.

13’ Bushiç ka një rast mjaft të mirë, pas një aksioni me disa pasime të Flamurtarit, kroati merr një harkim të bukur por goditja është e dobët.

2’ Menjëherë karton i verdhë, për Siljanovskin e Flamurtarit.

 

1′ Staron takimi në “Zeqir Ymeri”

Në “Zeqir Ymeri” do të luhet sfida më e rëndësishme e javës së 18 në Kategorisë Superiore pasi Kukësi i vendit të tretë do të presë Flamurtarin e vendit të dytë, që e mban këtë pozicion me +3 pikë.

Kampionët në fuqi vijnë në këtë përballje pas barazimit në Kupë përballë Tiranës, ndërsa vlonjatët pas fitores kundër Partizanit. Gjithsesi në javvën e fundit në kampionat, si Kukësi ashtu edhe Flamurtari, koleksionuan 3 pikët e radhës.

Ndeshja e parë e luajtur në javën e 9 ndërmjet lëtyre skuadrave ka përfunduar me shifrat 1-1, ndërsa sot një rezultat i tillë, barazimi, nuk do i shkonte për shtat askujt më shumë se Skënderbeut, i cili ruan kreun e Kampionatit me 37-t pikë, 6-t më shumë se vlonjatët.

FORMACIONET ZYRTARE

Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Musolli, Rrumbullaku, Et’hemi, Dzaria, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri.

Trajner: Pakult

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç.

Trajner: Duro

GJYQTARË: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Paulin Simoni; Mbrapa porte: Blerim Ziri, Indrit Myrtja

Related posts

TIRANA-KASTRIOTI/ Bardheblutë duan të ruajnë vendin e e parë në klasifikim (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VJEN NJË TJETËR FITORE/ Spanja pranon sportistët dhe simbolet e Kosovës

Isa.Autor

“TË FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR NDAJ LAÇIT”/ Egbo: Nuk kam frikë të them jemi për titull, por…

Delo.autor

Leave a Comment