Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FLET PËR TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Cikalleshi beson: Reja i duhuri, do të na rikthejë…

Sokol Cikalleshi beson se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja do të rikthejë harmoninë në skuadrën kuqezi.

Bomberi kuqezi flet për emocionet e golit, sezonin që po kalon skuadra e tij mes vështirësive në kampionat për mbijetesën dhe ecurinë e suksesshme në Kupë.

Cikalleshi shprehu pëlqimin për teknikun italian që beson se do ta rikthejë në skuadër.

“Jam shumë i lumtur që në krye të Kombëtares sonë erdhi Edi Reja, pasi është një nga trajnerët italianë që, personalisht, më pëlqen. Shpresoj që të ndryshojmë gjërat që nuk ishin në rrugën e duhur në përfaqësuese. Mendoj dhe kam besim se trajneri Reja do të bëjë më të mirën që të na rikthejë atë që neve na ka munguar së fundmi. Nuk kam pasur kontakt direkt me të, por një telefonatë nga Ervin Bulku, kur ishte pranë trajnerit dhe u interesua për gjendjen time dhe nëse isha rikuperuar plotësisht nga dëmtimi”

Çfarë pritshmërie keni se mund të ndryshojë në Kombëtare me ardhjen e tij?

Kam besim që shumë gjëra do të ndryshojnë. Mendoj se grupi do të bëhet akoma më i fortë dhe që do të rikthehet harmonia në Kombëtare. Sipas meje, me ardhjen e tij, vetë eksperienca që ka do të bëjë të mundur që Kombëtares t’i sjellë atë çka i nevojitet për t’u rikthyer në identitet dhe për të bërë më mirën në kualifikuese për Europianin.

 

Sokol Cikalleshi është specialist i Kupës së Turqisë, sulmuesi i Kombëtares ia doli që të shënojë golin vendimtar në gjysmëfinalen e kthimit duke dërguar Akhisarsporin drejt finales, ku do të përballet me Gallatasarajin.

Shënuat golin vendimtar për finalen e Kupës, çfarë ndjesie ishte?

Fillimisht ishte një ndjesi shumë e bukur që siguruam finalen. Akhisarspor është ekipi fitues në fuqi dhe mundësia për ta ruajtur këtë trofe, e shton ndjesinë pozitive. Aq më tepër që në gjysmëfinalen e kthimit arrita ta shënoj unë golin e fitores. Ndaj, me shumë padurim po pres që ta luaj atë.

Related posts

Partizani e nis merkaton me një 19-vjeçar, firmos talenti Mala

Q.Autor

SERIE A DO TË LUHET DERI NË MESNATË/ Presidenti i Juventus bën apel: Tani të rikthehen tifozët në stadium

Delo.autor

EKSPERTËT E STATISTIKAVE/ Më shumë shanse ka Teuta. Kukësi, thuajse si Laçi për fitore (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment