Futboll La Liga

Barcelona dhe Gremio arrijnë marrëveshje për Arthurin

Barcelona dhe Gremio kanë arritur marrëveshje për brazilianin, Arthur, ndërsa lojtari do të transferohet të gjiganti i La Liga.

Në Brazilin ishin sekretari teknik Robert Fernandez, i cili arriti marrëveshje me agjentin e lojtarit, Jorge Machado.

Marrëveshja është arritur për 40 milionë euro dhe Arthur do të bashkohet me klubin në vitin 2019.

Arthur në aksion (Getty Images)

Pas arritjes së marrëveshjes me lojtarin, edhe Gremio ka dhënë miratimin për transferim.

Nga 40 milionë euro, 60 për qind do të shkojnë në arkave e klubit brazilian, që i bie se Gremio do të përfitojë 24 milionë euro.

Arthur i Gremios. 

Një pjesë do t’i shkojë biznesmenit, Celso Rigo, që ka 20  për qind të drejtave të kartonit të lojtarit.

Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, kur të kryen vizitat mjekësore.

Arthur i Gremios krahasohet me Xavin.

Barcelona duhet të presë deri në janarin që t’i ketë shërbimet e Arthur.

Ai shihet si pasardhës e Xavi Hernandez, pasi luan shumë mirë me topin dhe ka vizion për pasimin e fundit.

Related posts

PLAS TEK BAZEL/ Taulant Xhaka “shpërthen” pas eliminimit nga Kupa, shqiptari përleshet në dhomat e zhveshjes me…

Delo.autor

Lewandowski në Madrid? Kështu përgjigjet Heynckes

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Mourinho projekton Romën me 3 shqiptarë, drejtuesit gati t’i plotësojnë dëshirën portugezit

Delo.autor

Leave a Comment