Futboll Seria A Sport

HISTORIA E DUELEVE NË DERBIN E “MADONINËS/ Ibrahimovic kërkon hakmarrjen kundër Interit

Zlatan Ibrahimoviç dhe Interi. Një histori që njeh bashkëjetesë, por edhe duele. Suedezi u ka shënuar pesë herë zikaltërve, të cilët janë ndërkohë skuadra që e ka mundur më së shumti (6 raste). Gjithçka mes Ibrës dhe rivalit të sotëm në derbi nisi 18 vjet më parë, por historia e dueleve duket e destinuar të vijojë.

Ibra

 HERA E PARË – Më 25 shtator 2002, Ibra përballet me Interin. 90 minuta në fushë, asnjë gol dhe humbja e parë që vjen me një gol të Krespos.

GOLI I PARË – Në 2004, Zlatan blihet nga Juventusi. Nëntori i atij viti ofron dhe gëzimin e parë për suedezin, që shënon në barazimin 2-2. Në ndeshjen e fazës së dytë, bardhezinjtë humbin dhe Ibra ndëshkohet me të verdhë e nuk shënon.

 FINALE – Ai sezon ofron edhe Superkupën (Interi fitues). Ibrahimoviç nuk lë gjurmë. HAKMARRJE – Sezonin pasardhës i dhuron dy fitore në dëm të Interit. Në fazën e parë nuk shënon, por dëmtohet, teksa në të dytën goli i tij dhe një perlë e Del Pieros fundosin zikaltrit.

BARCELONA – Në vitin 2009 kalon te Barcelona, por Champions-i e vendos përballë Interit në fazën e grupeve. Ibra luan vetëm njërën nga dy ndeshje, pa lënë gjurmë. Në gjysmëfinale përsëri zikaltrit, por përsëri nuk shënon. Interi fitues në ndeshjen e parë 3-1 kualifikohet në të dytën, edhe pse humb 1-0.

 “DJALLI” – Në 2010, në rrugën e suedezit me fanellën e Milanit del përsëri Interi. Derbi i parë si kuqezi shoqërohet me golin e fitores 1-0 dhe goditjen ndaj Materacit. Në fazën e dytë nuk luan për shkak kartonësh, por shokët gjithsesi mundin zikaltrit 3-0 me golat e Patos (2) dhe Kasanos.

FINALJA 2 – Pas Superkupës së humbur me fanellën e Juves, Ibra hakmerret për trofeun ndaj Interit si milanist. Suedezi shënon golin e barazimit 1-1, teksa Princ Boateng i dhuron suksesin “Djallit”.

DERBI I FUNDIT – Në sezonin 2011-’12, Ibrahimoviç sfidonte për herë të fundit Interin. Në ndeshjen e fazës së parë, sulmuesi sheh Militon t’i vjedhë skenën, me argjentinasin që shënon golin e fitores së Interit.

KUNDER HULIO SEZAR – Në sfidën e kthimit, derbi zhvillohet në një klimë të ndezur sepse “Djallit” i duhet patjetër fitorja për shkak të luftës së hapur për titull me Juventusin. Këtë herë Ibra bëhet protagonist i një skene, që ende sot kujtohet nga tifozëritë e Milanit dhe të Interit. Milito shënon golin e parë, teksa në minutën e 44-t arbitri u akordon një penallti kuqezinjve. Hulio Sezar, që mungonte në fazën e parë, nis të provokojë sulmuesin rival. Disa fjalë, ndonjë buzëqeshje ironike. Si i rritur në vend skandinav, Ibra shfaqet i akullt dhe mposht brazilianin.

Në pjesën e dytë, portieri i Interit ndëshkohet përsëri nga suedezi, që e befason me një parabël. Gëzimi për Ibrën përfundon aty, sepse rezultati final do të jetë në favor të zikaltërve (4-2), të cilët i gëzohen fitores dhe titullit që nga ai moment orientohet nga Juvja e Kontes. Kjo ndeshje përbën edhe humbjen e fundit në historinë e Zlatanit kundër Interit. Sot, në 20:45, do të ketë mundësinë për një kapitull të ri.

Related posts

Zidane dhuron “show” në konferencë: Real Madrid nuk është një ekip m…!

Q.Autor

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

Ndeshje spektakolare në Romë, anglezët kalojnë përsëri në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment