Futboll La Liga

Barcelona e Valverde-s prek përsosmërinë!

Sezoni i Barçës së Valverde është i papërlyer. Skuadra katalanase është bërë lidere e pakontestueshme në La Liga, finaliste e Kupës së Mbretit dhe e para i grupit të vet në Europë (Champions).

Udhëheqëse e pashqetësuar në La Liga
Duket shumë larg gushti i largimit të Neymar drejt PSG-së për 22 milionë euro dhe “debakli” në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit. Revizionimi për mirë e Barçës filloi me La Liga-n, në të cilën katalanasit mbeten të pamposhtur. Askush nuk ka qenë ende në gjendje për t’i mundur ata, që tashmë kanë luajtur në “Mestalla”, “Metropolitane”, “San Mames”, “Cornella”, “Anoeta” dhe “Bernabeu”. “Llogaria” e skuadrës së drejtuar nga Valverde është 9 pikë mbi Atlético Madrid, 18 pikë mbi Valencian dhe 19 pikë mbi Real Madridin. Leo Messi është golashënuesi më i mirë me 20 gola, ndërsa Luis Suarez i dyti me 16 gola. “Zamora” është Ter Stegen, që ka pësuar vetëm 11 gola. Para portierit gjerman është Oblak, me 9 gola të pësuar. Numrat tregojnë se kanë gjysmën e La Liga-s në xhepin e tyre.

Shpërndarja e përsosmërisë
Trajektorja e Barcelonës në Kupën e Mbretit nuk ka qenë më pak autoritare, derisa arriti në finalen e saj të pestë radhazi. “Viktimat” e këtij kompeticioni, në këtë sezon, ishin Murcia, Celta, Espanyol dhe Valencia, çka nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Sigurisht, humbja e saj e vetme e këtij sezoni (përveç atyre të Superkupës) ka ndodhur në “Cornellà”. Një rezultat 1-0, që skuadra e Valverde e përmbysi në kthim. Bilanci i katalanasve është 6 fitore, 1 barazim (Balaídos) dhe humbja e lartpërmendur.

Së pari në Champions
Në Ligën e Kampionëve tani fillon gjëja më serioze, pikërisht kundër Chelsea, rezultatet e të cilit në Premier League mbajnë hijen e krizës në “Stamford Bridge”. Kthimi do të luhet në “Camp Nou”, sepse Barça ishte e para e grupit në sajë të 14 pikëve që grumbulloi: 4 fitore dhe 2 barazime, si në shtëpi, në fushën e Olimpikos dhe të Juves. Sigurisht, azulgranat përshtaten vetëm me një qëllim: fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë. Dhe madje, edhe Valverde e kurseu Messin në Torino.

Barcelona’s new coach Ernesto Valverde looks on as he gives a press conference during his official presentation in Barcelona on June 1, 2017, after signing his new contract with the Catalan club. / AFP PHOTO / LLUIS GENE (Photo credit should read LLUIS GENE/AFP/Getty Images)

Trajneri dhe lojtarët
Trajektorja e Barcelonës është mbështetur në momentin e madh të formës së një pjese të mirë të lojtarëve të saj, të cilët mbajnë një nivel optimal që nga fillimi i sezonit. E udhëhequr nga një Leo Messi i papërmbajtshëm, 27 gola në 34 ndeshje, suportuar fort nga një grup lojtarësh të shquar: miku i tij Luis Suarez, i cili është rritur pas një fillimi gri (19 gola në 31 ndeshje); partneri i tij, Jordi Alba; “truprojat” e tij, Busquets dhe Rakitic; qendërmbrojtësi Umtiti; portieri Ter Stegen, si dhe zbulimi Paulinho… Ata të gjithë drejtohen nga Valverde, një zbulim si menaxher i jashtëzakonshëm, i cili ka gjetur çelësin e suksesit pas largimit të Neymar. Ai ka regjistruar një ecuri mbresëlënëse në stolin e Barçës, sa po sfidon edhe Guardiolën. Tani ai ka sfidën e shpërndarjes së minutave dhe vështirësinë e formësimit të 11-shes pas ardhjes së Coutinhos dhe me Dembélé, pothuajse të shëruar.

Related posts

E KËRKOI GJITHË SUPERIORJA/ Ja klubi ku do të firmosë Vasil Shkurtaj

Delo.autor

Deschamps karikon Mbappe: Botërori nuk ka përfunduar ende

Isa.Autor

KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ “Ultrasit” e Interit: Lega e padenjë! Turp t’iu vijë! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment