Futboll Sport

ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ Tentoi të fotografonte votën, arrestohet arbitri shqiptar i futbollit

Një qytetar u arrestua sot pasi tentoi të fotografojë votën e tij dhe u pikas nga komisioneret dhe vëzhguesit. Kjo ka ndodhur tek shkolla “Çajupi” në Tiranë.

Qytetari në fjalë, mësohet se është Granit Sulko, i cili është shoqëruar në Polici. Sulko është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ai është arbitër në vendin tonë. 30 vjeçari, kryesisht ka gjykuar në Kategorinë e Parë dhe në Kupën e Shqipërisë.

Në një reagim zyrtar, policia e Tiranës konfirmoi ngjarjen duke dhënë edhe detaje të tjera.

Sipas bluve, “më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”, thuhet në njoftim.

Related posts

BARCELONA-CELTA VIGO/ I mjaftojnë 23 minuta lojë, Messi nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

PAS NJË SUPER AKSIONI/ De Tomas befason Barcelonën në “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Khabib: Sulmi i autobusit nga McGregor ishte organizuar nga UFC-ja

Isa.Autor

Leave a Comment