Futboll La Liga

Barcelona fiton dhe kursen 215 milionë euro

Barcelona, pas dy barazimesh radhazi, është kthyer te fitorja në La Liga pasi ka mundur 2-0 Eibari-n dhe Ernesto Valverde ka arritur të marrë tri pikët pavarësisht se ka lënë 215 milionë euro në stol. Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele janë lënë jashtë formacionit titullar, edhe pse braziliani nuk mund të luajë në ndeshjen e Champions League kundër Chelsea.

Luis Suaez ka zhbllokuar ndeshjen pas një asisti të marrë nga leo Messi në një nga momentet e pakta ku “blaugranat” dolën në lojën e tyre të zakonshme. Nuk ka qenë një fitore e vuajtur për kryesuesit e La Liga-s, por duhet pranuar se ata nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë. Këtë e konfirmon edhe fakti se tri pikët janë siguruar në minutën e 88-të, kur Jordi Alba ka realizuar golin e dytë.

Ishin të shumtë ata që prisnin që Valverde të bënte rotacion, veçanërisht për shkak të ndeshjes së rëndësishme që katalanasit do të luajnë mesjavën e ardhshme kundër Chelsea në Champions League. Pavarësisht nga kjo, ish-trajneri i Atheltic Bilbao ka befasuar të gjithë me zgjedhjet që ka bërë.

Related posts

Marotta: Nuk e duam Balotellin, tani as De Vrijin

Q.Autor

KY MERITON BURGUN/ Ndërhyrje horror, sikur futbolli të ishte front lufte (PAMJE TË RËNDA)

Delo.autor

 Sassuolo kërkon Berat Gjimshitin, shqiptari mbetet në Serinë A

Sadik.Autor

Leave a Comment