Të tjera

Shqipëria e mbyll në vendin e tetë Ballkaniadën me dy të artat e Smajlaj dhe Gegës

Vetëm 2 medalje të arta janë marrë nga atletët shqiptare në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, event që u zhvillua sot në mbrëmje në Stamboll të Turqisë, event që u organizua nga Federata turke e Atletikës. Garat e Ballkaniadës së sallave të mbyllura u zhvilluan në stadiumin “Atakoy Athletics Arena”, ku Luiza Gega në 3000 metra dhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati morën medaljet e arta, duke konfirmuar se janë atletët më të mirë shqiptarë.

Por përveç tyre, në këtë Ballkaniadë garuan edhe disa atletë të tjerë kuqezinj, ku spikat vendi i katërt i Franko Burraj në garën e 400 metrave, duke mos kapur dot podiumin. Në 800m nuk garoi Marko Makaj, ndërsa në së gjati, bashkë me Smajlaj, garoi edhe Ergys Gjeçaj, që zuri vendin e tetë. Te femrat, në 60 metra konkurroi edhe Iveta Urshini, që u klasifikua në vendin e 14-të, ndërsa Relaksa Dauti nuk garoi në 800 metra.

Falë dy medaljeve të marra sot, Shqipëria e mbylli konkurrimin në Ballkaniadën e sallave të mbyllura në vendin e tetë mes 15 shteve pjesëmarrëse, event ku triumfoi Rumania me 15 medalje në total (5 ari, 5 argjendi e 5 bronzi). Për meshkuj, Shqipëria zuri vendin e 7-të, por edhe për femra kuqezinjtë u klasifikuan në vendin e 7-të.

Rezultatet e meshkujve

400m – Franko Burraj, 48”98 (vendi i katërt)

800m – Marko Makaj (nuk garoi)

Së gjati – Izmir Smajlaj, 7,80 metra (vendi i parë)

Së gjati – Ergys Gjeçaj, 6,93 metra (vendi i tetë)

Rezultatet e femrave

60m – Iveta Urshini, 7”94 (vendi i 14-të)

800m – Relaksa Dauti (nuk garoi)

1500m – Luiza Gega (nuk garoi)

3000m – Luiza Gega, 9’00”67 (vendi i parë)

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Vettel zbulon objektivin: Dua ta mposht Ferrarin që në garën e parë si rival

Delo.autor

Europiani i atletikës, Smajlaj dhe Gega përfaqësojnë Shqipërinë në Berlin

Sadik.Autor

TRIUMFIM SPEKTAKOLAR/ Florian Marku flet pasi mundi anglezin me “nockout”

Delo.autor

Leave a Comment