Futboll

Barcelona fiton me spektakël ndaj Gironës, shkëlqen dyshja Messi-Suarez

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shkëlqyer duke dhënë spektakël në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Gironës të shtunën në mbrëmje.
Barça e priti Gironën në “Camp Nou” në një ndeshje të javës së 25-të të La Ligës spanjolle, duke e shkatërruar 6-1, raporton Express.

Gjithçka nisi befas kur Portu shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Por, reagimi i djelmoshave të Valverdes ishte i shpejtë, kur Messi e gjeti Luis Suarezin i cili i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 5-të.

Barcelona nuk shikoi mbrapa më dhe shënoi dy gola të shpejtë me anë të Messit, në minutat 30 dhe 36. Në përfundim të pjesës së parë, Suarez realizoi golin e katërt të Barcelonës.

Brazilianit Philippe Coutinho i erdhi radha në minutën e 66-të, kur shënoi një super gol nga distanca. E sulmuesi nga Urugai e kompletoi het-trikun në minutën e 77-të.

Barcelona mbetet skuadër e pamposhtur dhe prin në La Liga me 65 pikë, 10 më shumë se Altetico Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e dytë.

 

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen epidemia në Madeira, Ronaldo bën valixhet gati. Masat…

F.autor

STATISTIKAT E FITOREVE ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer turpëron Mourinhon në “Old Trafford” (FOTO)

Delo.autor

Luis Suarez shqetëson tifozët, duan domethënien e mesazhit për Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment