Futboll

Inter fiton ndaj skuadrës së fundit në Serie A, rikthehet në vendin e tretë

Interi është rikthyer në vendin e tretë në renditjen tabelore të Serisë A italiane pas fitores ndaj skuadrës më të dobët në kampionat këtë sezon, Beneventos, të shtunën në mbrëmje në “Giuseppe Meazza”.
Interi, që po vinte nga humbja në udhëtim te Genoa, u dominua nga Benevento në pjesë të parë, por u tregua shumë më e fortë në të dytën duke arritur fitoren në një ndeshje të javës së 26-të të Serisë A, raporton Express.

“Zikaltrit”, që nuk patën asnjë goditje në portë në pjesë të parë, arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesë të dytë, përmes dy mbrojtësve Milan Skriniarit në minutën e 66-të dhe Andrea Ranocchias tre minuta më pas.

Skuadra e Luciano Spallettit është rikthyer në pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Roma në të katërtin dhe dy më shumë se Lazio në të pestin, skuadra këto që kanë, megjithatë, nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Benevento vazhdon të qëndrojë në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë, 11 më pak se Crotone që është e 17-ta me 21 pikë. /

Related posts

FOTO/ Njihuni me fituesit dhe humbësit më të mëdhenj të merkatos së janarit

Q.Autor

ITALI-SPANJË/ Sulmuesi Bernardeschi: Ja pse kemi vuajtur shumë kundër tyre

Delo.autor

Interi në “greminë” pa Chempions. Ja çfarë pritet të ndodh me “zikaltrit”

Sadik.Autor

Leave a Comment