Champions League UEFA

Bayern Munich-Besiktas, bavarezët janë ta pakalueshëm në “Allianz”

Besiktas shpreson të mbajë gjallë ëndrrën në Champions League të martën në mbrëmje, kur do të udhëtojë në Mynih për t’u ndeshur me gjigantët e Bayern Munich në ndeshjen e parë të 1/8-ve të këtij kompeticioni. Bavarezët duken të pandalshëm në drejtimin e Jupp Heynckes, i cili mori vendin e Carlo Ancelotti-t tetorin e kaluar. Bayern, në fakt, ka fituar 20 nga 22 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e tij, duke përfshirë edhe të gjithë takimet e Champions-it.

Përballë tyre do të jetë një Besiktas që, në mënyrë të papritur, nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë edicion të Champions, duke humbur vetëm katër pikë (4 fitore, 2 barazime) në një grup ku ishin skuadra, si Porto, Monaco dhe Leipzig. Kjo formë e shkëlqyer e turqve do të vihet në provë në “Allianz Arena”, vendi ku Bayern ka gabuar vetëm një ndeshje (2-2 kundër Ëolfsburg) në të gjithë ndeshjet e luajtura në këtë sezon.

Ndërkohë, për të gjetur një përballje të mëparshme mes këtyre dy formacioneve duhet shkuar mbrapa deri në sezonin 1997/98. Bayern ka fituar të dy ndeshjet me rezultatin 2-0. Gjithsesi, bavarezët mund ta ndiejnë mungesën e portierit Manuel Neuer, duke parë se ata kanë pësuar gjashtë gola deri tani në ndeshjet e Champions dhe kanë pësuar gol në tri ndeshjet e fundit të luajtura në këtë kompeticion. Besiktas, nga ana tjetër, mund të shikojë mungesën e Neuer si një mundësi që duhet shfrytëzuar. Lojtarët për t’u mbajtur nën vëzhgim në këtë sfidë janë Robert Lewandowski, i cili ka shënuar 4 gola për Bayern në këtë Champions, dhe Anderson Talisca, që ka shënuar gjithashtu 4 gola në kompeticionin europian.

Shifra dh fakte
– Në 10 sfidat e fundit që Bayern ka luajtur në Champions janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje.
– Besiktas nuk ka pësuar asnjë humbje në 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champion League.
– Gjermanët kanë shënuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 takimet e fundit të Champions-it.

Related posts

Ancelotti: Kujdes me Realin në Ligën e Kampionëve

Q.Autor

“KY ËSHTË BAYERNI MË I MIRË QË KAM LUAJTUR”/ Muller: Neymar dhe Mbappe? Sulmi ynë…

Delo.autor

Superkupa e Europës/ Reali barazon rezultatin kundër Atleticos, shënon…

Isa.Autor

Leave a Comment