Bundesliga Futboll La Liga

Bayern në kërkim të një portieri, nisin tratativat për Cillessen

Portieri holandez, Jasper Cillessen nuk ka arritur të zë një vend si titullar te Barcelona.

Marc Andre Ter Stegen është portieri i parë i katalunasve ndërsa Cillessen aktivizohet vetëm në ndeshjet e Kupës së Spanjës.

Holandezi ka paralajmëruar largimin nga Camp Nou pasi dëshiron një klub ku luan më shumë.

Së fundmi në garë për reprezentuesin holandez është futur edhe gjiganti nga Bundesliga, Bayern Munich.

Jasper Cillessen (Foto/Getty Images)

Manuel Neuer vazhdon të mbetet i lënduar dhe Bayern po e shohin Cillessenin si zëvendësuesin adekuat të gjermanit.

Sipas mediave gjermane gjatë afatit kalimtar të verës Bayerni është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro për holandezin.

28-vjeçari në janar u kërkua me ngulm nga Newcastle United por ishte Barcelona që nuk lejoi largimin e tij.

Ish-anëtari i Ajaxit ka kontratë me klubin katalunas deri në qershor të vitit 2021.

Cillessen këtë edicion ka tetë paraqitje në Copa del Rey dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

Related posts

Real Madridi vazhdon me fitore, Ronaldo shkëlqen serish

Q.Autor

PLAS TEK REALI/ Publikohen përgjime që nga viti 2006, Perez: Casillas dhe Raul janë mashtrimet më të mëdha të klubit

Delo.autor

“EL CLASICO” SPEKTAKOLARE/ Barcelona dhe “Los Blancos” ndahen në paqe, kualifikimi vendoset në “Bernabeu”

Delo.autor

Leave a Comment