Futboll Seria A

Bonuçi komenton Gatuzon: Nuk kam parë asnjë si ai, e ka gjithmonë shpullën gati

I ftuar në një emision radiofonik, Leonardo Bonuçi ka folur për momentin e skuadrës. Kapiteni i ka njohur një pjesë të madhe të meritave Xhenaro Gatuzos, teksa ka treguar se: “Gatuzo stërvitet me skuadrën dhe mbërrin gjithnjë i pari. Nuk kam parë kurrë trajner të tillë, pa harruar që e ka gjithnjë ‘pesëshen'(shuplakën) gati”(qesh).

Milani ka nisur ndjekjen e Interit, por mbrojtësi u duk i përqendruar tek ekipi i tij, teksa deklaroi: “Ishim shumë të rinj dhe normal që patëm probleme ambientimi. Tani po e marrim veten dhe kemi gjetur besim falë edhe trajnerit. Fjalën ‘humbje’ nuk duam ta dëgjojmë më”. Gatuzo kërkoi mbështetje dhe “San Siro” u përgjigj me thuajse 50 mijë tifozë. Edhe për Bonuçin, stadiumi mbetet një pikë e fortë, me kapitenin që rrëfeu: “Kur zbres në fushë përpiqem të jem gjithnjë i pari. Dua të shijoj uturimën e stadiumit sepse më karikon për ndeshje”.

Duke u rikthyer te fitorja ndaj Sampdorias, ku 31-vjeçarit iu anulua një gol, Bonuçi tha: “U gëzova shumë për golin dhe nuk munda ta besoj që m’u anulua, edhe pse me të drejtë. Rëndësi ka që arritëm të fitojmë, por po aq e rëndësishme është të qëndrojmë me këmbë në tokë”. Në fund, një koment kapiteni i Milanit ia kushtoi edhe formës së tij, e cila ka ardhur në rritje, ashtu si dhe rezultatet e skuadrës. “Ndihem shumë mirë dhe nuk kam nevojë të pushoj. Meritat i takojnë Gatuzos që ka ditur të prekë telat e duhura te secili prej nesh për të marrë më pas maksimumin në fushë”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kukësi bën një tjetër goditje, “rrëmben” edhe mesfushorin e Skënderbeut…

Delo.autor

NDIZET DRITA JESHILE PËR “SAN SIRON” E RI/ 1.2 miliardë euro dhe stilisti i Tottenham. Projekti fitues duket i zgjedhur

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermiral kërkohet nga Premier dhe Bundesliga, Juventus pret ofertën e duhur

Delo.autor

Leave a Comment