Futboll Premier League

Borsa me ujë të nxehtë dhe xhupa të trashë, City përkëdhel “bebet” megjithëse temperatura është 8 gradë

Të rinjtë e Manchester City-t u mbajtën të ngrohtë në stol me ujë të nxehtë gjatë fitores 5-1 ndaj Leicester.

Fatmirësisht për Pep Guardiola-n, rezervat nuk iu deshën në fitoren e thellë të Qytetarëve me Sterling dhe katër golat e Sergio Aguero-s që siguruan fitoren e City-t.

Të besuarit e Guardiola-s kanë tani një avantazh prej 15 pikëve nga United, me 11 ndeshje të mbetura.

Skuadra e rekordeve, e cila po quhet si më e mira e historisë së Premier League, teknikisht është akoma në lojë për pokerin e trofeve.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ditën e shtunë ishte trajtimi që iu bë lojtarëve të marrë nga akademia për të mbushur skuadrën e dënuar nga dëmtimet e shumta.

Ata janë mbajtur të ngrohtë me borsa dhe xhupa të trashë, megjithëse në Mançester ditën e shtunë në momentin e ndeshjes temperatura ishte 8 gradë. Shumë e lartë për një vend si Anglia në shkurt.

Related posts

SHTANGET “ZONJA E VJETËR”/ Nestorovski kap në befasi mbrojtjen e Juventus dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola, koleksionisti i trofeve

Sadik.Autor

“FALENDEROJ BARCELONËN”/ Arthur: Të luaj me Ronaldon një ëndërr e bërë realitet, prioriteti kryesor është…

Delo.autor

Leave a Comment