Kategoria Superiore Shqipëri

Britmë e dalë nga shpirti, arsyeja e festimit të Filit

Sulmuesi i Kamzës, Realdo Fili, ishte protagonisti i pafat i skuadrës së tij në humbjen kundër Skënderbeut me rezultatin 1-2. Ai shënoi golin e avantazhit në minutën e 12-të dhe jo një gol dosido. 21-vjeçari mori një top në krahun e majtë të fushës, diagonal në hyrje të zonës. Një marrje e mirë, shmangie të kundërshtarit dhe një goditje potente.

Topi shkon me forcë në cep të portës, aty ku portieri Orges Shehi nuk ka asnjë shans. “Gardiani i portës” fluturon në planzhon, por thjesht e shoqëron perlën e sulmuesit. Topi në rrjetë dhe një britmë lirimi nga ana e sulmuesit. Fili ishte afër Skënderbeut në merkaton e janarit, por atij iu kërkuar që të qëndronte 4 muaj te Kamza. I riu zgjodhi skuadrën e Ndreut dhe i shënoi pikërisht ekipit korçar.

I pyetur në lidhje me festimin, ai shprehet se festimi i tij nuk ishte i frymëzuar nga futbollist, por thjesht një vendim momental për ta bërë atë. Lojtari u lirua nga tensioni, pasi nuk shënonte një gol që prej ndeshjes Partizan-Pogradeci (3-0) të luajtur më 13 dhjetor 2017.
 

Related posts

ZYRTARE/ Lajm fantastik për tifozët shkodranë, Vllaznia siguron licencimin për pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Latifi drejt rikthimit në Superiore, në horizont për ish-yllin e Skënderbeut shfaqet klubi…

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e re, “verilindorët” firmosin me ish-futbollistin e Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment