Futboll Kategoria Superiore Sport

“THUMBON” KUKËSIN NË PRAG TË SFIDËS/ Trajneri Dede: Edhe sikur me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më…

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Kukësit, që do të zhvillohet në orën 16:45 në “Elbasan Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Në prononcimin e tij, tekniku bardheblu foli për gjendjen e skuadrës, teksa nuk i ka kursyer “thumbat” për rivalët e Kukësi duke u shprehur se edhe nëse Tirana luan me 18-vjeçarë do të jetë superiorë ndaj verilindorëve.

Si është gjendja e skuadrës, a ka mungesa?

“Të jem i sinqertë, po kalojmë disa probleme me lojtarë të ndryshëm. Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Shpresojmë të rikuperojmë sa më shpejt. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa e madhe.

Kemi pasur një numër të limituar lojtarësh dhe kjo ka bërë që ngarkesa të jetë e madhe për disa. Vështirësi do të jetë gjithmonë, jo vetëm për ne, por për çdo skuadër tjetër. Uroj ta përballojmë nesër sa më mirë. Të gjithë çunat që do t’i kemi gati nesër, do të japim më shumë seç kanë dhënë në ndeshjet e tjera. Problematika të bezdis, por mua nuk më shqetëson.

Të shqetëson fakti që Torasa nuk stërvitet më me grupin?

Ai ka pasur një problematik të mbartur. Jemi munduar ta trajtojmë me shumë kujdes, edhe ai është profesionist, ka një karakter luftëtari. Na ka ndihmuar në çdo ndeshje. Përpara Skënderbeut, menduam ta ruanim, por në momentet kur skuadra ndodhet në vështirësi, u detyruam ta sakrifikonim. Bëri mirë, ishte një nga elementët kyç të ndeshjes, pavarësisht se ne mbetëm me 10 veta. Për mua ishte ndeshje pozitive e tij dhe e skuadrës.

Ndeshja ndaj Kukësit…

Kukësi është një ekip i fortë, si çdo tjetër. Unë e kam thënë dhe e them gjithmonë, respekt për çdo ndeshje. Duam të shprehemi mirë, të jemi solidë me ekuilibra dhe të përfaqësojmë denjësisht fanellën dhe të pretendojmë të vazhdojmë ecurinë e vjetshme. Deri tani nuk kemi bërë mirë, por edhe keq nuk kemi bërë me këtë grup lojtarësh që ne kemi.

Kemi shumë lojtarë të akademisë, lojtarë të rinj, që po mundohemi t’i ingranojmë me skuadrën. Nuk është e thënë që çdo investim do jetë gjithmonë i suksesshëm. Ka dhe investime që nuk janë aty ku duhet dhe duan kohën e vetë. Prodhimi që vjen nga brenda klubit është më me rëndësi, që e ka rritur historikisht këtë klub.

Është bërë punë e mirë dhe kjo më intereson. Ata e ndjejnë fanellën dhe japin shpirtin për këtë fanellë. Ata që e duan mund të japin edhe më shumë nga vetja. Nuk ka rëndësi mosha apo pozicioni që luajnë.

Mendon se ky grup te Tirana mund ta prekë titullin kampion?

Ky grup po bën mirë dhe po jep maksimumin. Vetëm prej pikëve opinioni mund të bëjë kritika. Kemi shumë të rinj, jemi të lumtur që kemi lojtarë si Muçi, Çelhaka apo Ismailgeci. Mos harrojmë që në sezonin e kaluar vetëm Çelhaka ka luajtur dhe për 2-3 elementë është sezonin i parë i tyre mund të kenë edhe oshilacione.  Deri tani kanë pasur shumë pak. Kjo është diçka që mua më ngroh”, u shpreh Dede.

Keni kritika për lojtarët e sulmit dhe rastet e humbura nga Sasraku?

Sasraku të dyja ndeshjet e fundit ka bërë mirë, punon për skuadrën, shërben dhe asiston. E mira është të shënojë dhe të zhbllokohet. U paraqit shumë mirë kundër Skënderbeut, zëvendësimi erdhi për arsye taktike. Kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë dhënë kontributin e tyre për këtë skuadër. E mira nuk ka fund, ne duam që gjithmonë të kemi rezultatet sa më të mira dhe rendiment sa më të lartë të lojtarëve. Të jem i sinqertë, nuk kemi marrë shumë gola, përveç ndeshjes së parë që unë kam drejtuar këta djem.

Ju tremb fakti që do të shkoni të brishtë në mbrojte përballë Kukësit?

Jo aspak! Kemi luajtur shumë ndeshje dhe kemi qenë disi të brishtë përpara për sa i përket efikasitetit në 20 metrat e fundit. Po të shënonim minimalisht 2 ose 3 gola do kishim 3-4 pikë më shumë. Çdo gjë do të diskutohej ndryshe. Shifrat flasin për ne, në zotërim topi, goditje në portë e shumë element të tjetër. Kur ha bukë edhe thërrime do bësh. Po mundohemi të bëjmë sa më pak thërrime dhe të ushqehemi sa më mirë.

Do ju pëlqente Melo dhe Asani në skuadër?

“Çdo javë më bëjnë pyetje të njëjtë për lojtarë të ndryshëm. Përgjigjja është e njëjtë gjithmonë. Sa më shumë lojtarë me kualitet të kesh aq më i qetë je. Emra ka shumë në qarkullim, por mos harrojmë një akoma një periudhë në aktivitet. Nuk është hapur merkato. Janë lojtarë të Partizanit dhe nuk komentoj emrat e tyre. Kualitet kanë, sepse kudo kanë luajtur kanë bërë mirë.

Për objektivat që ka klubi, i lejohen më hapa fals Tiranës?

Kategoria Superiore, nuk ka diferencë. Ju po e shikoni që rezultatet janë shumë të ngushta. Me sa kam parë statistikat, diferenca është 1 gola, ose ndeshjet janë barazim. Barazimet janë shumë dominante.

Jam i bindur se Tirana do të humbë shumë pak ndeshje, por sa do fitojmë mbetet për t’u parë. Shumë veta thotë që ishte dështim barazimi me Skënderbeun, sepse humbëm 2 pikë. Kush e ka parë ndeshjen me qetësi e shikon që jemi skuadër solide. Luajtëm në sulm dhe normalisht lihen hapësira prapa. Më erdhi keq për çunat që lamë 2 pikë në Korçë. Nëse fitojmë nesër, do i rikuperonim ato tre pikë dhe do afroheshim shumë shpejt. Këta djem të rinj që vijnë nga akademia do të rriteshin akoma më shpejt.

Kukësi ka një hap më ndryshe në krahasim me Tiranën…

E shohim nesër çfarë hapi do të ketë Kukësi në krahasim me ne. Në qoftë se do të ketë një hap tjetër do e shikojmë. Unë mendoj se ne jemi favoritë nesër përsëri. Ne jemi Tirana, pavarësisht problematikave mungesa, kemi akoma lojtarë, energji brenda klubit. Edhe sikur me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më superiorë se ata.

Çfarë note do i vije skuadrës në këto momente?

Skuadrës i vë notën 8. Po shënonim 3-4 gola më tepër do t’i vendosja notën 9. Në qoftë se do të ishim në vend të parë meritonim 10.

Related posts

TREGON PËR DJALIN E TIJ CRISTIANO JR/ Ronaldo: Më nervozon, por të shohim nëse bëhet futbollist

Delo.autor

Vidal: Gjysma e dytë e vitit 2017, momenti më i keq i karrierës sime

Q.Autor

13 HERË KAMPIONËT E EUROPËS/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungon një emër i madh

Delo.autor

Leave a Comment