Futboll

Buffon e zbulon një fakt për veten që s’do t’iu pëlqejë tifozëve të Juventusit

Gianluigi Buffon ka zbuluar se si fëmijë e kishte përcjellë edhe Interin, përveç Juventusit.
Portieri ikonë është pjesë e “Zonjës së vjetër” që prej vitit 2001, kur iu bashkua klubit nga Parma për një shumë rekord, transmeton Express.

Duke folur në emisionin e Maurizio Contanzos, 40-vjeçari shpjegoi se përkundër faktit se familja e tij ishin adhurues të Juventusit, dashuria e tij për Giovanni Trapattonin bëri që gjatë një kohe ai ta përkrahte rivalin e përbetuar të Juves.

“Pas disa viteve duke përkrahur Juven – sepse e gjithë familje ishte me Juventusin – rashë në dashuri me Trapattonin”, tha Buffon.

“Më pëlqente fakti se ai vërshëllente, sepse për mua si fëmijë ishte e jashtëzakonshme! Ai shkoi në Inter dhe për një kohë e kam ndjekur Interin”, shtoi ai. /

Related posts

NË SEKONDAT E FUNDIT/ Aduriz i shënon një super rofishatë Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

SHOKOHET JUVE/ Serie A jep vendimin PËRFUNDIMTAR: Ja sa javë është pezulluar Costa

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Toure, Pires, Henry: 10 blerjet më të goditura të Arsene Wenger

Sadik.Autor

Leave a Comment