Futboll Shqipëri Sport

Barazim i marrë me zemër/ DURO e ka me FATIN: Bëjmë lojë europiane, koha të marrim atë që kemi humbur

Një barazim që nuk e kënaq sa duhet skuadrën e Kamzës dhe teknikun Klodian Duro. Ish-futbollisti i Kombëtares sonë deklaroi pas ndeshjes se ekipi i tij nuk e meritoi këtë rezultat pasi dha më tepër në fushë. Sipas tij Kamza duhet të shpërblehet me më shumë për lojën që bën në fushë.

“Akoma nuk po na i rikthen atë që kemi humbur. Sepse bëjmë një futboll të moderuar, europian. Por nuk po arrijmë të marrim më të mirën. Mendoj se Flamurtari i shpëtoi humbjes nga Kolici.

Një pikë që i jep një gjysmë besimi futbollistëve. Është një Kamëz që luan ashtu sic duam. Lëvizim në 4-4-2 pastaj në 4-2-3-1. Diferencat nuk ekzistojnë mes nesh dhe Flamurtarit, edhe pse është një skuadër e ndërtuar për të marrë titullin.

Humbja e Idrizajt na kapi të papërgatitur. Pësojmë një gol që nuk ishte rrjedhojë e lojës logjike. Duhet të vazhdonim lojën sepse nuk ke kohë të kthehesh pas. Është një pikë shumë e fortë kthese. Futbolli duhet të jetë më i drejtë. Sepse duhet të shpërblehesh për atë që jep një fushë”, deklaroi pas ndeshjes për “Supesport” Klodian Duro.

 

Related posts

E TRISHTË/ Ditë zie për futbollin shqiptar, ish-portieri i njohur ndahet nga jeta si pasojë e COVID-19

Delo.autor

BREZI I ARETË/ Mbappe 20 vite më parë nuk kishte lindur, sot Franca ka një potencial “bërthamor”…

Isa.Autor

(VIDEO) Cavani, golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, la prapa Ibrahimovicin

Q.Autor

Leave a Comment