Futboll Seria A

Cannavaro del kundër Buffon dhe De Rossit

Fabio Cannavaro ka ngritur për herë të fundit Kupën e Botës së fituar nga Kombëtarja italiane e futbollit dhe është nga ata lojtarë, që tifozët ende ruajnë kujtime unike për çfarë kanë dhënë në fushë.

I thirrur në skenë për të folur mbi diskutimet e fundit të përfaqësueses së kaltër, ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni i Italisë nuk përdori lojë fjalësh, kur iu kujtoi veteranëve Buffon dhe De Rossi se ka ardhur koha të hapin krahun.

“Askush nuk ka marrë përgjegjësitë për dështimin dhe mungojnë bazat për rikthimin në elitë. Nuk më duket se rikthimi i Buffonit dhe De Rossit në Kombëtare është rruga e drejtë. Botërori i Afrikës së Jugut në vitin 2010 duhet të na mësojë diçka. Jam i lidhur më shumë se çdokush me këta futbollistë, për shkak të eksperiencës së papërsëritshme të vitit 2006, por duhet të dimë se këto zgjedhje nuk kanë funksionuar në Botërorin afrikan”, tha trajneri i Guangzhout në kampionatin kinez.

Fabio Cannavaro nuk la jashtë diskutimeve edhe trajnerin e ri të Kombëtares italiane.

“Për mua ky është problem dytësor, edhe pse zgjedhjet nuk na mungojnë. Duhet të marrim shembull nga puna e mirë që bëri Conte. Federata nuk i krijoi strukturat që donte dhe ai u largua. Madje, Federata me paraqitjen e keqe në Asamble humbi një tjetër rast rinovimi”, tha Cannavaro.

Lojtarë si Buffon kanë debutuar me Italinë para më shumë se dy dekadash, por edhe pse njoftoi lamtumirën, duket se portieri veteran do të qëndrojë në skenën e “të kaltërve” edhe për disa muaj.

Related posts

Fituan bindshëm ndaj Suedisë, trajneri i Anglisë ka një mesazh për djemtë e tij

Isa.Autor

Ka për GRUA një nga femrat më SEKSI, futbollisti i njohur kapet MAT me një PROSTITUTË nga…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ U zëvendësua i dëmtuar, një tjetër titullar i Partizanit mbyll sezonin

Delo.autor

Leave a Comment